Nikoliç i gatshëm ta paraqesë
platformën në Kuvendin e Kosovës

Nikoliç i gatshëm ta paraqesë <br />platformën në Kuvendin e Kosovës
Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliç ka deklaruar se para 20 ditësh ia ka dërguar ftesë kryetares së Kosovës Atifete Jahjaga për t’u takuar dhe për këtë e ka njoftuar përfaqësuesen e lartë të BE-së Catherine Ashton dhe komisarin për zgjerim Stefan Fule.

Nikoliç ka thënë se ka pak rëndësi se ku do të mbahej ai takim, porse ndoshta duhet evituar Beogradin e Prishtinën.

"Sa më përket mua unë mund të shkoj në Prishtinë dhe atje në Kuvend t’ua ekspozoj Platformën. Nuk kam kurrfarë problemi për këtë” ka thënë Nikoliç për gazetën “Politika".

"Me platformë dëshirojmë të ndërpritet praktika për të bërë marrëveshje parciale e të mos kemi obligime që të respektojmë ndonjërin nga dokumentet tona. Dua të bisedohet edhe për probleme parciale, por e di se interesat tona optimale janë që edhe parcialisht të ketë marrëveshje, por vetëm pasi të arrihet marrëveshje për çdo gjë”, ka thënë Nikoliç.

Në pyetjen nëse është i pakënaqur me atë që ka arritur marrëveshje Daçiç, Nikoliçi është përgjigjur:

"Daçiç nuk ka bërë asnjë marrëveshje, ai vetëm ka përmbushur atë për të cilën marrëveshje kanë bërë të tjerët ".

Në konstatimin se Daçiç është marrë vesh për doganat dhe për “oficerët për lidhje”, Nikoliç është përgjigjur:

"Jo, për doganat marrëveshje ka arritur Borko Stefanoviç. Ai ka arritur marrëveshjen, e kam letrën në arkiv sipas të cilës malli doganohet me ligje të Kosovës. Kjo është letra që më së shumti na ngarkon. Detyra më e vështirë e Daçiçit është se ai nuk ka tema të reja e unë me Platformë i çel hapësirë manovruese".

*Marrë nga Koha Ditore

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail-i i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail-i i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit