Nikoliç- Jahjagës: Nuk je kryetare
Kosova nuk do të jetë kurrë shtet

Nikoliç- Jahjagës: Nuk je kryetare<br />Kosova nuk do të jetë kurrë shtet
Presidenti Nikoliç i ka thënë homologes Jahjaga se Kosova, të cilën nuk e njeh gjysma e shteteve të botës, kurrë nuk do të jetë shtet.
Ka qënë i ashpër debati mes presidentit serb Nikoliç dhe homologes kosovare Jahjaga gjatë një samiti në Budva  të Malit të Zi ditën e djeshme.

Këto debate, të zhvilluara gjatë samitit “Brdo-Brioni”, që u mbajt dje në Budvë të Malit të Zi, i ka publikuar Ivan Mrkiqin, këshilltari i Presidentit të Serbisë.

Për më tepër, siç raporton gazeta Novosti sipas Klan Kosovës, Nikoliç nga Beogradi i ka thënë asaj të mos shtiret sikur udhëheq një shtet pasi shton ai ti nuk je një kryetare shteti.
“Mos mendoni se po e udhëhiqni një shtet të vogël, pasi Kosova kurrë nuk do të jetë i tillë”, -i ka thënë presidenti serb Jahjagës,

Presidenti sipas ‘Novosti", i ka thënë kryetares së Kosovës se “shqiptarët nuk po i përmbushin obligimet e marra nga marrëveshja e Brukselit dhe se kjo praktikë duhet të ndërrohet, në mënyrë që të mund të arrihet një marrëveshje e vërtetë me serbët, në vend që të mendojnë se janë një shtet të cilin gjysma e njerëzimit nuk e njeh”.

Më tepër se kaq, presidenti i Serbisë, sipas këshilltarit të tij, i është drejtuar homologes kosovare edhe përsa i përket zhvillimeve në Maqedoni. Në drejtim të saj janë bërë akuza të rënda gati deri në ofendime.

Nikoliç i ka thënë asaj se pret që të paktën të kërkojë falje për ato që kanë bërë bashkëkombasit e saj, "terroristët shqiptarë, të cilët me egërsi po vrasin në Kumanovë forcat e rendit, e në Prishtinë u përgatitet varrim solemen, në fakt, me nderime shtetërore”, ka treguar Mrkiq.

Ky i fundit, sic shkruan Novosti, ka thënë se pas këtyre fjalëve, Jahjaga ka heshtur dhe nuk ka folur më e ndërkohë nuk ka patur asnjë reagim të mëvonshëm nga ana e saj raportojnë mediat kosovare

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Tedi Blushi: Të gjithë qytetarët ishin dëshmitarë se si e gjithë administrata zbarkoi sot në Himarë! Nuk kam parë asnjë flamur të Vorio Epirit

Tedi Blushi: Të gjithë qytetarët ishin dëshmitarë se si e gjithë administrata zbarkoi sot në Himarë! Nuk kam parë asnjë flamur të Vorio Epirit