Nikoliç: Konsensus për Kosovën

Nikoliç: Konsensus për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar se duhet arritur konsensusi i partive parlamentare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Nikoliç ia ka përcjellë këtë qëndrim kryepeshkopit serb, Irinej, i cili ka thënë se Kisha kurrë nuk do të ikë nga përgjegjësia e saj. Nikoliçi po ashtu ka vlerësuar se Serbia çdo ditë po e humb, siç u shpreh ai, "Kosovën e Metohinë" emërtim ky kushtetues për Kosovën dhe pronën kishtare. 

Duke komentuar shtrëngimin e duarve të Tadiçit me Thaçin, presidenti serb ka thënë se po ta dinte paraprakisht, do t`i rekomandonte Tadiçit që të mos i shtrëngonte duart me Thaçin, përderisa ai dyshohet për vepra shumë të rënda penale. Nikoliq ka thënë se ai vetë nuk do t`i shtrëngonte duart me Thaçin. 

Presidenti serb me tej është shprehur se Tadiçi si qytetar ka të drejtë të shkojë ku të dojë, por ka rikujtuar se ka qenë pikërisht Tadiçi kreatori i politikës që Serbia që të mos marrë pjesë në tubimet ku marrin pjesë përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin