Presidenti I Serbisë, Tomislav Nikoliç, mund të jetë kryenegociator i ekipit serb për bisedime me Prishtinën. Burimet nga kabineti i tij thonë se për këtë ai pret autorizimin nga Qeveria e Serbisë. 
"Nikolic është i gatshëm që të flas me përfaqësuesit e pushtetit të përkohshëm në Kosovë, por me kushtin që në fillim të arrihet konsensusi i relevantë në Serbi, me partitë që janë në Parlament, shoqërinë civile, përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe dhe serbët e Kosovës”, thonë për median serbe “Press” burime nga kabineti i Nikoliçit.e 

Duke e ditur se misioni i OKB dhe KFOR janë instaluar në Kosovë me rezolutën 1244 ku Kosova është pjesë e Jugosllavise, trashëgimtare e së cilës është Serbia, Nikoliç tha se se ai do të insistojë që në këto bisedime të kyçet edhe OKB-ja.

/rg/shqiptarja.com/