Nikoliç në OKB: Njohja e
Kosovës e papranueshme

Nikoliç në OKB: Njohja e<br />Kosovës e papranueshme
NJU JORK- Serbia as nuk e shtron për diskutim çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Deklarata vjen prej Presidentit serb Timoslav Nikoliç i cili mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që u mbajt në Nju Jork.

Duke folur për B92 pas fjalimit në sallën e OKB-së, Nikoliç tha se e ka bërë të qartë se autoritetet serbe do të respektojnë gjithçka që është arritur në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës por nuk do të bëjnë asgjë më shumë. "Pavarësia nuk shtrohet fare në diskutim", theksoi ai ndërsa shtoi se çdo gjë përtej zbatimit të marrëveshjeve të dialogut do të shkonte drejt njohjes së pavarësisë.

Kjo e fundit sipas Nikoliç është në kundërshtim me parimet e Aktit Përfundimtar të Helsinkit dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të vitit 1999. “Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës paraqet precedent dhe kërcënim afatgjatë për stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjërë”, tha Nikoliç.

Ai e pohoi gjithësesi se fjalimi i tij në OKB përmbante gjëra që disa përfaqësues të Bashkimit Evropian nuk duan ti dëgjojnë. Nikoliç u tregua i drejtpërdrejtë edhe me zyrtarët më të lartë të Brukselit kur tha se "e përsëris se nuk shkojmë më tutje se kaq. Jo vetëm Znj.Ashton por askush në botë nuk do të mund të ndikojë tek unë duke më censuruar e duke më bërë të flas atë që do të ishte e pranueshme për dikë jashtë vendit".
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi