Nikoliç për përleshjet në Merdarë:
Policët kosovarë sulmuan civilët

Nikoliç për përleshjet në Merdarë:<br />Policët kosovarë sulmuan civilët
BEOGRAD - Ka reaguar presidenti serb Tomislav Nikolic pas përleshjeve ditën e enjte mes policisë së Kosovës dhe serbëve ku u plagosën 32 policë kosovarë dhe disa shtetas serbë. Presidenti serb e cilësoi sulmin sipas tij ndaj civilëve serbë sit ë papranueshëm dhe një provokim të hapur. Nikolic nuk foli asnjë fjalë lidhur me provokimin në fakt që iu bë policisë kosovare kur hilganët serbë kënduan këngë cetnike dhe shfaqën para policëve fotografitë e kriminelit të luftës Miloshevic. Sipas nikolic përgjegjës për sulmet është qeverua e Prishtinës dhe ftoi ndërkombëtarët të zbardhin këtë rast dhe të afrojnë siguri për mbrojtjen e të drejtave të gjithë qytetarëve. Në ndërkohë edhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka shprehur shqetësimin për incidentet e 28 qershorit në pikën kufitare në Merdar ndaj Policisë së Kosovës, si dhe sulmin mbi autobuzët me qytetarë serbë në Prishtinë nga persona ende të panjohur. Kjo organizatë thekson se sulme të tilla rritin pasigurinë të të gjithë qytetarët e Kosovës dhe janë në kundërshtim më respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut të cilat garantohen në Kushtetutën kosovare.(r.d.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’