Nikoliç president, Tadiç tërhiqet nga politika

Nikoliç president, Tadiç tërhiqet nga politika
Kandidati i Partisë Demokratike për president të Serbisë, Boris Tadiç uroi për fitoren në zgjedhjet presidenciale, kandidatin e Partise Progresive Serbe Nikoliç.

"Përgëzime zotit Nikolic i cili e meritoi fitoren dhe i uroj atij fat në kryerjen e kësaj detyre të vështirë," tha Tadiç Në një konferencë për shtyp në Partinë Demokratike. Tadiç tha se ai "nuk do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Serbisë."

Nikoliç ka fituar me diferencë prej 2 përqind. Sipas rezultatave preliminare Nikolliç, në ruandin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka marrë 49,7% të votave ndërsa Tadiç 47%. Në votime kanë marrë pjesë 46 përqind të zgjedhësve, njofton B92.

Nikolliç ka falënderuar votuesit dhe ka thënë se Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane dhe se do të përpiqet ta mbrojë popullin serb në Kosovë.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë