Nikoliç: S’ka bisedime me Thaçin

Nikoliç: S’ka bisedime me Thaçin
Presidenti i sapo zgjedhur i Serbisë Tomislav Nikoliç ka deklaruar se në procesin e formimit të qeverisë së re nuk është kyçur dhe ka apeluar tek partitë që sa më shpejtë ta formojnë qeverinë me rekomandimin se detyra e tij do të jetë që Serbia të bëhet shtet demokratik.
Ai ka theksuar se nuk dëshiron të jetë njeriu i cili negocion mbi Kosovën, por, lypset menjëherë të ngrihet niveli i negociatave në shkallë kryeministri apo presidentit të republikës, me përjashtim të Thaçit, me të cilin askush nuk mund të negocioj derisa ekziston dyshimi serioz se ka krye krime mbi serbët”.

Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), Nikoliç ka thënë se e kupton dilemën e kryetarit të Partisë Demokratike (DS), Boris Tadiç rreth pranimit të funksionit të mandatarit të qeverisë së re, dhe ka shtuar se raportet midis tyre pas një viti serish janë të mira. Sipas tij raportet e tilla janë të domosdoshme sepse, nëse për asgjë tjetër, atëherë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është i nevojshëm konsensusi. "Do të ballafaqohemi me sfida të mëdha, ne dëshirojmë t’i nisim negociatat me
BE mbi anëtarësimin, unë dua të dijë se çka është shtruar përpara kësaj si kërkesë, çka kemi pranuar përpara kësaj si detyrim tonin, si duken ato marrëveshje me institucionet e përkohshme të Prishtinës, çka kemi pranuar ne krejt aty”, ka thënë Nikoliç.

Ai ka thënë se në qoftë se Tadiç e formon qeverinë ajo duhet të dal me planin për Kosovën rreth të cilit do të merreshin vesh dhe të cilin ai do ta mbështeste. Nëse kjo nuk ndodh shpejtë Nikoliç, si obligim të vetin e sheh të thirr takimin dhe vetë të propozojë mënyrën e zgjidhjes së këtij problemi. "Kushtetuta këtu është plotësisht e qartë, nevojitet të shohim nëse përherë jemi sjellë në kufijtë që I përcakton ajo dhe të shohim nëse kemi zgjidhje rreth të cilave kemi pajtim dhe prapa të cilave do të qëndrojë e mbarë Serbia” ka cekur Nikoliç.

Ai ka theksuar se nuk dëshiron të jetë njeriu i cili negocion mbi Kosovën por ai i cili e përfaqëson Serbinë unike në ato negociata.
"Është e saktë se qeveria e zhvillon politikën e jashtme e të brendshme, lypset menjëherë të ngrihet iveli i negociatave në shkallë kryeministri apo presidentit të republikës, me përjashtim të Thaçit me të cilin askush nuk mund të negocioj derisa ekziston dyshimi serioz se ka krye krime mbi serbët”.

Nikoliç ka thënë se nëse qeveria nuk dëshiron të negociojë do të kërkojë mandatin që ai të negociojë. "Nuk dua të fshihem, nuk dua të jam prapa murit dhe t’i nxjerr përpara do nëpunës. Por për të negociuar, kryeministri apo kryetari i shtetit, duhet prapa vetes ta ketë pëlqimin e të gjitha partive, që kjo tu prezantohet ashtu edhe qytetarëve, se Serbia përfundimisht të dinë se çka po ndodhë në Kosovë e Metohi”, ka cekur Nikoliç.

Duke folur mbi BE ai ka thënë se nga BE shumë çka varët, se Serbia duhet të jetë në BE dhe ai e dëshiron këtë.. "Neve bashkëpunimi me BE na paraqet rregullimin e vendit, edhe me kushtetutë jemi zotuar për
vlerat evropiane, sepse kjo është mundësi për Serbinë” ka thënë ai. Por ka shtuar se “dëshiroj të jem njeriu i cili qytetarëve do t’ua thotë kushtet përfundimtare të BE sa i përket Kosovës, sepse mua askush kurrë si anëtar i opozitës nuk mi ka thënë. Duhet të dijë çka po kërkojnë ata që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka theksuar Nikoliç.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza