Nikoliç: Serbët duhet ti dinë marrëveshjet me Kosovën

Nikoliç: Serbët duhet ti dinë marrëveshjet me Kosovën
Qytetarët e Serbisë së shpejti do ta marrin vesh saktë se për çfarë marrëveshjesh ka nënshkruar shteti serb me Prishtinën ka thënë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç.

Ai ka thënë se në Këshillin për Siguri Kombëtare se janë dakord në atë se çfarë duhet bërë në Kosovë pa marrë parasysh, siç ka thënë, spekulimeve se përse kanë ndodhur incidentet e fundit, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Ne jemi marrë vesh, se sapo të dimë se për çfarë është marrë vesh Serbia dhe për çka ka të drejtë, edhe për çka mendon se ka të drejtë, të hënën, të martën, do ketë një qëndrim të qartë të tërë Këshillit për Siguri Kombëtare në lidhje me marrëveshjet”, ka thënë Nikoliç, duke shtuar se qytetarët duhet të dinë se çka i pret, dhe pas çfarë vendimesh qëndron shteti i tyre.

Kosova dhe Serbia nën lehtësimin e BE-së kanë nisur në muajin mars të vitit të kaluar negociatat për çështje praktike. Në nëntë raunde bisedimesh janë arritur shtatë marrëveshje, por zbatimi i tyre ka ngecur edhe si pasojë e zgjedhjeve serbe dhe mos formimit të qeverisë serbe.

Nikoliç në betimin për president kishte thënë se do luftojë që Kosova të mbetet nën Serbi dhe në intervistat të nrdyshme kishte përmendur edhe Serbinë e madhe përfshirë republikën Sërpska ne Bosnë dhe "Krahinën  Serbe" ë Kroaci.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza