Nikoliç: Serbia e gatshme për
kompromise  me Prishtinën

Nikoliç: Serbia e gatshme për<br />kompromise  me Prishtinën
BEOGRAD- Serbia është e gatshme të bëjë shumë kompromise në bisedimet me Prishtinën, por këtë e pret edhe nga pala shqiptare, kështu është shprehur Presidenti serb Tomislav Nikoliç pas takimit me shefin e diplomacies britanike, William Hague.

Presidenti Nikoliç në bisedën me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, William Hague u shpreh se me takimin e kryeministrave Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi, Serbia ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave me Prishtinën dhe është e gatshme të bëjë shumë kompromise, por këtë do ta pres edhe nga pala shqiptare.

Siç shkruhet në njoftimin zyrtar Nikoliç dhe Hague janë pajtuar se është e domosdoshme që të gjitha çështjet kontestuese të zgjidhen në bisedime ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Serbia është e gatshme për të gjitha zgjidhjet të cilat mundësojnë kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët e Kosovës, që janë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, citohet të ketë thënë Nikoliç.


Nikoliç është shprehur se Serbia është e gatshme për anëtarësim në BE dhe për këtë qëllim, por edhe për interesat e veta, është e vendosur që t’i kryejë deri në fund reformat në gjyqësor, të vendos sundimin e plotë të drejtësisë dhe stabilitetin e institucioneve të shtetit. Në përputhje me ligjet e vendit duhet të luftojë me kriminalitetin e korrupsionin, që janë kushte të cilat i ka shtruar Europa.

Hague citohet të ketë përshëndetur vendosmërinë që po tregon Serbia në rrugën europiane duke nënvizuar se Britania e Madhe është nismëtare e fuqishme e shtrirjes së BE dhe dëshira e saj është që të gjitha vendet e rajonit të jenë në BE, prandaj shteti i tij është i gatshëm të ndihmojë për marrëdhënie më të mira midis shteteve të Ballkanit.

Shefi i diplomacisë britanike është takuar me nënkryeministrin e parë dhe ministër i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiç në një drekë pune. Pasdite do të takohet dhe me Kryeministrin Ivica Daçiç, takim nga i cili priten hollësi nga bisedimet e sotme të ministrit britanik me zyrtarët serb.

Ministri Hague po qëndron në Beograd pas vizitës në Prishtinë, ku deklaroi se harta e Europës është caktuar dhe nuk mund të ketë ndryshime të kujfijve.
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës