Nikoliç: Serbia mund të ndalë
njohjen e Kosovës në OKB

Nikoliç: Serbia mund të ndalë <br />njohjen e Kosovës në OKB
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka thënë se vendi i tij mund të ndalë pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, andaj pret që, “së pari BE-ja e më pastaj shqiptarët, të nisin të bisedojnë më seriozisht me Beogradin për zgjidhjen e këtij problemi”.

“Ta zgjidhim në atë mënyrë që Serbia nuk do të mund të qeverisë me Prishtinën, por as Prishtina me shumë qytete në Kosovë – atje ku serbët janë shumicë”, ka thënë Nikoliç për një televizion sllovak, transmetojnë mediat serbe.

Duke theksuar se dëshiron të ndjekë politikën “edhe lindja, edhe perëndimi”, Nikoliç ka sqaruar se Serbia do që të ketë jo vetëm marrëdhënie ekonomike, por edhe politike me Bashkimin Evropian, Federatën Ruse, botën Arabe, Afrikën, Azinë dhe Amerikën Latine.

“Serbia, deri më tash, nuk ka ndjekur politikën e tillë – ‘edhe lindja, edhe perëndimi’, për të cilën unë kam folur në fushatë.
Ajo ka folur ‘edhe për Kosovën, edhe për Bashkimin Evropian’ – çfarë nuk është politika që unë udhëheq. Natyrisht që do të jemi në BE dhe natyrisht që nuk do të pranojmë kurrë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Nikoliç.

Marrë nga Europa e Lirë
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit