Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka deklaruar se është gati të takohet me udhëheqësit serbë në veri të Kosovës, për të diskutuar me ta për operacionin e KFOR-it, gjatë të cilit u plagosën dy ushtarë të KFOR-it dhe tre qytetarë serbë.
Nikoliç ka thënë se shtetasit serbë në veri duhet të dinë çfarë i pret ata e pas çfarë vendimesh qëndron shteti i tyre.
Ai po ashtu ka theksuar se nuk është pajtuar pas këtyre veprimeve dhe se ky është një manipulim i vullnetit e i dëshirës së banorëve serbë në veri, një manipulim me forcë që Prishtina duket se po kërkon të shfaqë tani, ka pohuar Nikoliç.
Qeveria e Kosovës ende nuk e ka komentuar vizitën e mundshme të Nikoliçit në Kosovë.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com