Nikoliç: Shqiptarët në
Kosovë, si gjermanët në Belgjikë

Nikoliç: Shqiptarët në <br />Kosovë, si gjermanët në Belgjikë
BEOGRAD - Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç ka përshkallëzuar qëndrimet publike për Kosovën duke deklaruar se shqiptarëve u duhet ofruar një autonomi substanciale nën shembullin e asaj të gjermanëve në Itali apo në Belgjikë.

“Do të propozoj, kur të merremi vesh, që të jetojnë si gjermanët në Itali apo gjermanët në Belgjikë. Pa vendimin e gjermanëve, parlamenti belg nuk mund të vendosë asgjë. A është pak kjo?", shtroi pyetjen Nikoliç në një intervistë për të përditshmen serbe Danas.

Duke ju referuar bisedimeve teknike në Bruksel dhe marrëveshjeve të arritura, Nikoliç nënvizoi se “qeveria nuk e ka për detyrim dhe as që do të kërkohet prej saj të zbatojë diçka për të cilën ka interpretime të ndryshme”.

Ndërsa mori shkas prej Lojrave Olimpike Londër 2012, Nikoliç krahasoi Kosovën me Taipein dhe Hongkongun kinez duke u shprehur se "unë kam thënë që nëse institucionet e Prishtinës paraqiten si Kosovë serbe, mund të marrin pjesë në lojërat olimpike".

Ndërkaq, e përditshmja kosovare "Express" citon në numrin e sotëm burime diplomatike në Bruksel të kenë konfirmuar përpjekjen e Shefes së Politikës së Jashtme në BE Catherine Ashton për të mundësuar mbajtjen në muajin tetor të një takimi mes kreut të shtetit serb Tomislav Nikoliç dhe Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga.

(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë