Nikoliç: Të mbrohet siguria dhe
të drejtat e serbëve në Kosovë

Nikoliç: Të mbrohet siguria dhe <br />të drejtat e serbëve në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka deklaruar sot se qeveria serbe dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet të bëjnë ç’ është e mundur për
ta mbrojtur sigurinë dhe të drejtat e “qytetarëve të Serbisë në Kosovë e Metohi”. Ndërsa dhe ka shprehur se problemi i “asaj krahine” duhet të zgjidhet
me mjete paqësore e demokratike.

Sikurse thuhet në kumtesën e shërbimit për informimit të Presidentit, pas bisedës që ka pasur me përfaqësuesit e komunave ilegale serbe në
veri të Kosovës, Nikoliç ka nënvizuar se, me rastin e zgjidhjes së problemit të Kosovës duhet të arrihet konsensusi i të gjithë faktorëve të rëndësishëm politik në Serbi, dhe se të gjitha problemet “në krahinën jugore” kërkohet të zgjidhen vetëm me mjete paqësore dhe demokratike.

Nikoliç është zotuar se në afatin sa më të shkurtër do të organizojë bisedime në të cilin do të vërtetohet konsensusi i faktorëve politik

Ndërsa nënvizoi se, u ka bërë thirrje qytetarëve të krahinës jugore serbe, që të mos kundërpërgjigjen ndaj provokimeve dhe të përmbahen nga aksionet e dhunshme ndaj pjesëtarëve të organizatave civile e ushtarake.

Përfaqësuesit e katër komunave (të paligjshme) serbe në veri të Kosovës e kanë njohur presidentin Nikoliç për problemet me të cilat po ballafaqohen serbet në Kosovë veçanërisht për ngjarjet e fundit. Nikoliç ka thënë se brenda disa ditësh do të bisedojë edhe me delegacionin e serbëve që jetojnë në jug të lumit Ibër.

(r.g/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza