BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç deklaron se “është tepër e rëndësishme të ndalet konflikti në Kosovë dhe të qetësohen qytetarët".

"Secili ka marrë detyrat nën juridiksionin e vet. Qeveria jonë duhet të flasë seriozisht me EULEX-in dhe UNMIK-un në lidhje me këtë. Kjo duhet të ndalojë sa më parë", ka thënë Nikoliç për mediat serbe.

Forca paqeruajtëse të KFOR-it konfirmuar se dy pjesëtarë të tij u plagosën gjatë operacionit të së premtes për heqjen e barrikadës në fshatin Rudarë të komunës së Zveçanit, në veri të Kosovës, ndërsa u plagosën 3 serbë lokalë.

Edhe ministria e Jashtme e Shqipërisë dënoi ashpër "dhunën e përsëritur të strukturave paralele dhe bandave kriminale serbe kundër trupave paqëruajtës të KFOR-it në fshatin Rudarë".

Sipas saj, nxjerrja para drejtësisë e autorëve të dhunës, si dhe çmontimi i strukturave paralele e kriminale serbe të sigurisë, janë imperative për të vendosur rendin dhe ligjin edhe në këtë pjesë të vendit. Edhe BE bëri thirrje për qetësi.
(sg/shqiptarja.com)