Nikolic: Për Kosovën, urgjentisht të formohet qeveria

Nikolic: Për Kosovën, urgjentisht të formohet qeveria
Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliç ka thënë se është e urgjente që të formohet qeveria e Serbisë, me qëllim që të mundësohet hapja e kapitullit të ri në bisedimet për Kosovën.

Nikoliç potencoi se nuk do të ketë negociata për inkuadrimin e vendit në Bashkimin Evropian, derisa nuk plotësohen kërkesat e BE-së lidhur me Kosovën. Nikolic në emisionin "Përshtypja e javës" të B92 theksoi se shefi i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak i ka transmetuar se Serbia nuk mund të jetë shumë optimiste se negociatat mund të ndodhin në vjeshtë, pasi që ata shumë mirë e dinë se ne nuk mund t'i plotësojmë disa kushte.

Ai, duke u përgjigjur në pyetjen nëse ato kushte janë hapje e zyrës së Prishtinës në Beograd dhe anasjelltas, theksoi se Lajçak nuk ka insistuar shumë për zyrat, por ka folur për institucionet paralele dhe se duhet plotësisht të zbatohet gjithçka që është dakorduar deri më tani. 

Kryetari i Serbisë theksoi se për këtë gjë ka insistuar të kuptojë gjithçka që është dakorduar dhe përsëriti se bisedimet duhet të ngrihen në nivel të lartë.

"Kushtetuta thotë se ai është niveli i kryeministrit, por Kushtetuta gjithashtu thotë se qeveria mund ta autorizojë presidentin e Republikës", tha Nikoliç dhe shtoi se do ta pranonte atë detyrë, nëse merr autorizim nga qeveria. Sipas tij kjo në asnjë mënyrë nuk do të ishte njohje e pavarësisë së Kosovës.

Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet dhe se nuk do të mbrohen as anëtarët e qeverisë së re, nëse paraprakisht e kanë shkelur ligjin.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ilir Meta ia fut vrapit nga Qafë Shtama: Oksigjen mbretëror

VIDEO/ Ilir Meta ia fut vrapit nga Qafë Shtama: Oksigjen mbretëror