Nikoll Lesi kritikon Ilir Metën: Pse nuk ke dekoruar edhe Koha Jonë?

Nikoll Lesi kritikon Ilir Metën: Pse nuk ke dekoruar edhe Koha Jonë?

Nikoll Leshi ka mbetur i zhgënjyer nga Ilir Meta se pse ai nuk ka dekoruara gazetën Koha Jonë për 30-vjetorin e saj. Lesi ka qenë një nga mbrojtësit dhe zëri i Ilir Metës për vite me radhë në thirrjet kundër Edi Ramës, por duket se marrëdhënia e tyre ka pësuar krisje.

Sot, Nikoll Lesi ka bërë një shkrim me epitet ku lavdëronte Edi Ramën, ndërsa në një tjetër, me emrin e vet, sulmon Ilir Metën pse nuk dekoroi gazetën “Koha Jonë” në 30-vjetorin e krijimit të saj.

Shkrimi i Lesit, ku sulmon Ilir Metën

Në historinë e një vendi disa gjëra janë shumë të rëndësishme. Një ndër to mbetet media e lirë, pushteti i katërt, siç quhet në gjuhën politike. Të bësh media të lirë në një shtet gjysmë demokratik e gjysmë diktatorial është përkushtim dhe me pasoja, edhe jetike. Dhe të ikën jeta, siç për pak nga iku ndër vite. Sidomos në pushtetin e Berishës dhe Nanos.

KOHA JONE u dogj, u sakrifikua në emër të fjalës së lirë.

Aleksandër Frangaj dhe Martin Lekaj u arrestuan dhe të strukesh në qelitë e ftohtë të burgut vetëm se doje të flisje për liritë njerëzore dhe korrupsionin e qeverisë, kjo është e pa imaginueshme në Shqipëri.

Është sakrificë.

Të të mbajnë në çështje penale dhe të të hedhin shtëpinë në erë me dinamit pikërisht nga SHIK-u e ku Zoti të shpëton fëmijet, mbetet sakrificë që bën për lirinë e fjalës.

Dhe këto mi bëri pushteti i kohës, mua.

Të të djegë pushteti redaksinë e gazetës më të madhe në Shqipëri në të gjitha kohërat shqiptare qëkur ka lindur fjala, është sakrificë.

Të rezistosh 30 vite si gazetë që punon për lirinë e fjalës dhe shtyp të lirë, patjetër që quhet SAKRIFICË.

Zoti President!

Para përvjetorit të 30 -të të gazetës së parë të lirë në Shqipëri, gazetës KOHA JONE, të erdhën në presidencë tre kërkesa nga shoqata prestigjioze të gazetarëve shqiptarë. Armand Shkullaku, një personalitet në median e lirë, në cilësinë e kryetarit të shoqatës së gazetarëve profesionistë të Shqipërisë ju nisi kërkesë për dekorimin e gazetës KOHA JONE në 30-vjetorin e saj.

Aleksandër Çipa, një emër mediatik dhe që drejton Unionin e Gazetarëve Shqiptarë të çoi shkresë. Edhe ai kërkoi dekorim për KOHA JONE.

Arbër Hitaj, kryetar i shoqatës së gazetarëve europian, dega Shqipëri (AEJ) firmosi një kërkesë drejtuar Ju për të dekoruar ikonën e medias shqiptare KOHA JONE.

Përvjetori ishte me 11 maj 2021. Fiks 30 vite KOHA JONE.

Por asgjë, as dekoratë për gazetën, as për emrat më të spikatur në historinë e kësaj gazete.

Dekorata është vlerësim, respekt që Shteti kryen ndaj një individi apo grup personash që punojnë për një të mirë të përbashkët. Nuk është lekë, euro! Eshtë respekt!

Dhe nuk ke dhënë pak dekorata gjatë këtij viti!

Zoti President!

E përtypa dhe gëlltita që të mos flas publikisht, por edhe nuk mund të hesht, aq me tepër kur flitet për KOHA JONE, e cila ka bërë histori në këtë vend.

Natyrisht që ju kuptoj në luftën Tuaj për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të jap të drejtë. Dhe jam solidar në këtë drejtim, me Ju. Sikurse nuk jam aspak dakord me sulmet ndaj sekretarit amerikan të shtetit.

Por sot po flas vetëm për KOHA JONE, e cila bëri histori, duan apo nuk ta pranojnë politikanët e këtyre 30 viteve, të cilët njëri na dogji, një tjetër na poqi dhe po përpiqemi të mos na palosi ky i fundit!

E megjithatë KOHA JONE mbetet ajo, e vitit 1991!/Tema

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës

Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës