Përse Ilir Metës po i ikën toka nën këmbë?!

Përse Ilir Metës po i ikën toka nën këmbë?!

Sinjali që erdhi nga Nikollë Lesi, nuk është i vetmi apo i fundmi.

Ka kohë që Ilir Metën e kanë braktisur pak nga pak të gjithë “kolonelët” mediatikë të tij, që nga Zheji, Babaramo, apo edhe Arjan Çani që nuk e kanë fshehur deri dje një përkrahje për “Lirin”, apo “Liken”.

Pezmi i Lesit për mungesën e nderimit të “Koha Jonë” në jubileun e rëndësishëm të saj të 30 vjetorit, realisht është i argumentuar dhe me të drejtë.

“Koha Jonë”, jo vetëm sepse mbushi një jubile të rëndësishëm, por edhe sepse ka qenë një nga zërat më të rëndësishëm në vitet e para të postkomunizmit shqiptar, si zëri i gazetarisë dhe mendimit të lirë, e meritonte një dekoratë nga presidenti Ilir Meta.

I cili duhet thënë se e ka liruar dorën për këdo, madje edhe për restorante, bujtina apo edhe për mish helli.

Nga ana tjetër “Koha Jonë” prej disa vitesh ka qenë thuajse zëri zyrtar i Ilir Metës, dhe kjo jo vetëm në editorialet e Nikollë Lesit, por edhe në shkrimet balline të kësaj gazette, që kanë përçuar politikën kryesore të LSI-së.

Po atëherë përse Meta nuk e nderoi “Koha Jonë”?

Duket se kemi të bëjmë me një zhvillim të njohur të politikës shqiptare dhe edhe të Ilir Metës, i cili nuk ka shumë besim tek njerëzit që i rrijnë afër.

Përvoja e ka treguar se sa më afër i rrijnë njerëzit, aq më pak i beson Ilir Meta.

Ai ka një koncept të çuditshëm të besueshmërisë dhe luajalitetit, e kërkon atë në një formë jo partneriteti, por marrëdhënie shoqërie apo miqësie, në mes interesit dhe ndjenjës njerëzore.

Kjo gjithmonë ka prodhuar trauma në marrëdhëniet e Metës me njerëzit afër tij.

Dëshmi është marrëdhënia me të ndjerin Dritan Prifti, që ishte më i afërti i Ilir Metës, pasi kreut të LSI-së së atëhershëm i iku e gjithë udhëheqja, me Xhufin, Brokajn, Klosin etj.

Përveç Priftit, kjo marrëdhënie u përsërit me Lefter Kokën, Nasip Naçon, madje edhe me Haxhinaston, i cili nuk është ai që ka qenë si dikur në LSI.

Apo edhe me vetë Monikën, që edhe pse burrë e grua, dukshëm dhe ndoshta edhe normalisht, nuk kanë besim apo kuptim të ndërsjelltë mes vedit.

Pse po ndodh kjo me Ilir Metën? A po i rrëshqet toka nën këmbë?

Duket se po, e kjo nuk është gjë e re në marrëdhëniet e tij me enturazhin e tij.

Kur ishte kryeministër në vitin 2001, Meta thuajse kishte me vete të gjithë ambientin mediatik, analistët e sotëm të paneleve që e përkëdhelnin, që morën kredi të buta e të buta fare, e sot nuk është se kanë shumë zë në media, sepse helbete…

Po edhe sot pas 20 e sa kusur vjetësh jemi në të njëjtën situatë; Metës po i rrëshqet këmba sepse financiarisht nuk është më ai i “pari”, politikisht është i rrënuar, institucionalisht është drejt shkarkimit.

E sot Iliri është i vetmuar. Nuk është hera e parë, gjithsesi duket se e priste, ndaj dhe nuk e ka lëshuar dorën e dekoratave pas 25 prillit.

Megjithatë për “koha Jonë” nuk kishte pse tregohej kaq kurnac…/ Gazeta Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani