TIRANE - Tekstetet shkollore të arsimit parauniversitar, për shkak të gabimeve të shumta, kanë qenë shpeshherë në qendër të kritikave. Pikërisht bpër këtë arsye Ministria e Arsimit, duke filluar që nga ky shtator, ka nxjerrë jashtë tregut plot 120 tekste.
"Që këtë shtator 120 tekste me probleme të hiqen nga katalogu i teksteve së bashku me botuesit kemi rënë dakort që asnjë tekst i pa përmirësuar do ti nxjerrim jashtë sistemit" tha Nikolla
Gjatë raportimit në komisionin e edukimit pëer maturën shtetërore, duke iu referuar rastit të shkollës private “Talenti”, ku 280 nxënësit e saj ngelën në maturën shtetërore, ministrja Nikolla deklaroi se do të verifikojnë ccdo licence shkolle fiktive.
"Janë përgjithësisht shkolla të liqensuara private, part-time, shkolla që na rezultojnë të jenë fiktive. Ne jemi të vendosur që këto realitete t'i ndryshojmë duke ndërhyrë realisht duke parë edhe liqensat e këtyre institucioneve." u shpreh ministrja
Duke iu referuar vonesës së Formularit A2, Nikolla shpjegoi se kjo gjë lidhet me verifikimet që po bën ministria për ligjshmërinë e të gjithë universiteteve, ,ndërsa hapi dritën jeshile edhe për Formularin A3, që do të dalë pas vendeve të mbetura bosh nga A2.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO