Selenicë- Shkrumboi 10 hektarë tokë dhe 320 rrënjë ulliri teksa tentonte të digjte barërat në tokën dhe kullotat e tij, arrestohet 63-vjeçari i dyshuar.
Policia e Vlorës, njoftoi sot se efektivët e Stacionit të Selenicës hetuan ngjarjen dhe identifikuan autorin e shkaktimit të vatrës aksidentale të zjarrit, në fshatin Kocul.
Burime zyrtare thanë se i ndaluari është 63-vjeçari me inicialet B. H., banues në fshatin Kocul. Zjarrvënia ndodhi ditën e djeshme (11 Gusht).
“I dyshuari ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e barërave në kullotën e tij, në fshatin Mërtiraj. Si pasojë e erës, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe toke prej 10 hektarësh, 320 rrënjë ulliri dhe bimësi të ndryshme”, tha policia në njoftimin zyrtar.
I dyshuari ka pretenduar se ngjarja ishte aksidentale, por ai do akuzohet si piroman, kurse hetimet i kaluan prokurorisë vendore, me veprën penale “shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Policia e Vlorës apeloi ndaj qytetarëve, veçanërisht atyre që kanë sipërfaqe kullosore, që “në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin”, si dhe “të denoncojnë në numrin 112 për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë”.
A.Q/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
83.4%
-
E Komitetit Olimpik
12.3%
-
E qeverisë
4.3%
Vota total: 8766
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ I vendos flakën makinës së 19-vjeçarit, por për pak sa nuk digjet vetë, vihet në hetim i mituri në Vlorë
13 Gusht, 14:33
-
Vangjel Tavo nga Himara përshëndet Berishën nga ekrani i Report Tv: Në zgjedhjet e 2025 humbja do jetë më e madhe! Pres përgjigje nga Gjikuria, pozicioni i nënkryetarit është i hapur
13 Gusht, 12:58
-
Greqia në luftë me flakët! Atika prej tre ditësh nën makthin e zjarrit! Shënohet viktima e parë
13 Gusht, 07:25
-
Zjarret në vend/ Situatë problematike në Finiq dhe në Delvinë, evakuohen 2 familje! Vëngu në terren: Prioritet jetët e njerëzve
12 Gusht, 20:29
-
Himarë/ Shisnin kokainë dhe hashash në tabakino, arrestohen pronari dhe punëtori. Sekuestrohen edhe mbi 1,5 mln lekë të vjetra
12 Gusht, 14:20
-
I vunë zjarrin tokave dhe ullishteve në Dimal e Skrapar, një i arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim (Emrat)
12 Gusht, 13:40
-
Vlorë/ Plagosi me thikë dy kushërinjtë jashtë një club-i, arrestohet një 19 vjeçar, në hetim një adoleshent tjetër
11 Gusht, 18:05
-
Ministri i ri i Brendshëm inspektim në Sarandë: Masa të rrepta për të përmbyllur një sezon të qetë e të sigurt
11 Gusht, 14:13
-
Zjarr në fshatrat e Delvinës, 110 forca në terren! Vatra aktive edhe në Selenicë dhe Vranisht të Himarës
11 Gusht, 13:12
-
Dy mjete shpërthejnë në flakë në Bypass-in e Vlorës, shihni pamjet
11 Gusht, 12:43
-
Hapet pas 32 vitesh tuneli nënujor i Porto Palermos, Rama: Rijetëzojmë godinat ushtarake e muze për Luftën e Ftohtë, e kthejmë destinacion turistik
11 Gusht, 07:39
-
Detaje nga aksioni 'blic' në Vlorë, Njësia FAST 'blindoi' 4 orë hotelin tek 'Uji i Ftohtë' ku dyshohet se fshiheshin 2 të skeduarit nga SPAK! Asnjë i ndaluar (VIDEO)
10 Gusht, 11:25