/ATSH-Z.Tosku/-Në diskutimin e sotëm në komisionin e ekonomisë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka diskutuar për buxhetin e 2015 për Ministrinë e Arsimit, duke u ndalur ne zhvillimin e sportit.

Sipas Ministres Nikolla në vitin 2015, do të mbështeten me grand buxhetor,  Federatat Sportive Olimpike, duke synuar kualifikimin e sportistëve tanë në Lojërat Olimpike "Rio 2016", si viti i kualifikimeve për pjesëmarrjen në Olimpiadë.

Ndërkaq, do të përmirësohet infrastruktura sportive, duke financuar projektin "Tirana Olimpik Park", i cili do të mundësojë krijimin e mjediseve të përshtatshme dhe cilësore për ushtrimin e sporteve, veçanërisht për sportet e peshëngritjes, mundjes, artet marciale, lojërat me dorë, duke i shndërruar mjediset e agjencisë ekzistuese të sportit në Qendër Kombëtare shumëfunksionale.

Duke u ndalur tek ajo cfarë është është bërë praktikisht në fushën e sportit Nikolla tha se,  "nga 2 orë mesimi tanimë janë bërë  3 orë, duke planifikuar dhe klasa sportive, si dhe adresim të nxënësve me talente të veçanta kundrejt performancës së tyre në syrin e mësueve".

Ndërkaq, deputetët e Partisë Socialiste të pranishëm diskutuan me ministrren Nikolla në lidhje me sportistët elitarë, të cilët kanë nevojë për mbëshetjen e kësaj ministrie.

Në përgjigjë të kërkesës së tyre, Nikolla tha se "për sportistët elitarë kemi dhënë shpërblimet, 100 mijë euro për Daniel Godellin dhe Romela Begaj si simbol i  vlerave shqiptare në peshëngritje në arenën ndërkomëbtare dhe sigurimi i një pune për Begaj, si mësuese e edukimit fizik". Ajo shtoi se në qytetin e Peqinit do të ndërtohet një palestër me standarde europiane në kuadër të vazhdimit të traditës në praktikimin e sportit të peshngritjes që ky qytet ka ruajtur ndër vite.
Nga ana e tij, kryetari i komisionit të ekonomisë Erion Braçe, ka kërkuar nga Ministrja e Arsimit Nikolla, që për herë të parë të bëhet  tranparencë në shifra konkretë e  të gjithe institucioneve arsimore  publike në varësi të Ministrisë së Arsimit, për çdo shpenzim dhe projekt të realizuar, për të qënë  transparent  me të gjithë shqiptarëve.