TIRANË - Në kuadër të javës kundër korrupsionit, ministria e Arsmit dhe ajo e Çështjeve Vendore kanë prezantuar Kodin e Etikës së Mësuesve si një instrumet për të luftuar korrupsionin në këtë fushë. Në këtë prezantim të pranishëm ishin, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe ministri Bled Çuçi.
Duke folur në këtë takim, ministëri i Shtetit për Çëshjet vendore, Bled Çuçi, tha se, Shqipëria është e listuar e fundit në Europë përsa i përket korrupsionit dhe kjo është një këmbanë alarmi. “Lufta ndaj korrupsionit duhet të përfshihet edhe në kurrikulat arsimore”, ka deklaruar Çuçi gjatë prezantimit të këtij Kodi.
Me Kodin e Eritës, mësuesit do të zotohen se do të luftojnë praktikat negative ndër të cilat korrupsioni është i pari. Sipas Çuçit, “ky kod na kthen në synimin për përparimin e shoqërisë shqiptare dhe lufta kundër korrupsionit është e para”.
Duke folur në këtë prezantim, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se, me këtë kod, arsimi parauniversitar sillet më pranë komiunitetit. “Këndvështrimi i ri i jonë është qasja e shkollës ndaj komunitetit dhe Kodi i Etikës përmban përkushtimin ndaj komunitetit”, ka thënë Nikolla.
Sipas saj, “korrusioni është një gangrenë e shoqërisë duke dëmtuar cilësinë. Ne duhet të krijojmë besimin tek arsimi dhe distancimin e tij nga politika”.
“Komuniteti do të ketë rol kyç në vendimarrjen për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave”, ka thënë Nikolla duke prezantuar Kodin e Etikës.
Nikolla ka deklaruar se, do të ndalohen kurset private që bëjnë mësuesit. “Do ndalojmë kategorikisht kurset private dhe do të rishikojmë provimet e maturës dhe provimet e lirimit”, ka thënë gjatë fjalës së saj, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com