Nikolla:Klasa 1 dhe e 6 tekste unike
Ndryshon edhe emërimi i mësuesve

Nikolla:Klasa 1 dhe e 6 tekste unike<br />Ndryshon edhe emërimi i mësuesve
TIRANË - Mësuesit nuk do të emërohen nga drejtuesit  e institucionit arsimor, por nga një komision i posaçëm që do të ngrihet nga Ministria e Arsimit. Ky është propozimi që ka bërë ministrja Lindita Nikolla në Komisonin e Medias dhe Edukimit, e cila ka kërkuar ndryshimin e nenit 60 të ligjit për  “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”.  

“Ka patur raste të shumta të konflikteve personale midis anëtarëve të komisioneve në procesin e konkurrimit, për shkak të pikëpamjeve personale apo njohjeve personale ndaj kandidatëve. Pa folur pastaj për pamundësinë për të mbledhur dhe përcaktuar komisione në shkolla të vogla apo në zona të thella. Këto kanë qenë arsyet që ne kemi dashur ta riadresojmë në një formë të re, pa hequr dorë nga komisionet e vlerësimit. Por ato do të organizohen në bazë drejtori arsimore, në bazë zyrash arsimore, lidhur ngushtësisht dhe me procesin e transparencës dhe rankimit të gjithë burimeve njerëzore, të gjithë punëkërkuesve”, - tha Nikolla.

Deri tani emërimi i mësuesve është bërë nga komisone të cilat ndryshonin nga një shkollë në tjetrën , dhe jo të gjithë anëtarët ishin të pranishëm. Një tjetër problem në arsimin parauniversitar sipas Nikollës është dhe alterteksti, ku tashmë do të kalohet drejt një teksti unik. “Alterteksti u konceptua dhe u zbatua si politikë arsimore që mundësoi certifikimin e disa teksteve shkollore alternativë, për lëndë, klasë, prej nga mësuesi bënte zgjedhjet e tij. U pohua se konkurrenca e lirë, përfshirja e shumë botuesve, çlirimi i kapaciteteve intelektuale të autorëve dhe gara mes tyre nën kontrollin e Ministrisë së Arsimit do të bënte që librat të ishin të pakrahasueshëm nga cilësia nga ata të shitur më parë. Ndërkaq të dhëna të shumta provojnë se cilësia e pjesës më të madhe të teksteve shkollore nuk është përmirësuar, përkundrazi.

Kemi realizuar një proces votimi te mësuesit në të gjithë Shqipërinë, një proces model me rregulla strikte nga i cili rezultoi se vetëm 156 tekste janë përzgjedhur nga mbi 10% e mësuesve, pra 75% e teksteve që janë sot, në sistem votohen nga më pak se 10% e mësuesve”, - përmendi Nikolla. Për kryetarit e Komisionit të Medias dhe Edukimit Genc Pollo rikthimi i një libri të vetëm nuk do të ndihmojë nxënësit. Pak çaste para se të nisë mbledhja relatori për mbrojtjen e projektligjit Fatmir Toçi dhe dorëheqjen për shkak se ka shtëpi botuese dhe ishte në konflikt interesi.

Arsimi/Nikolla: Struktura duhet të jetë 5+4+3 dhe jo 6+3+3
Një risi në ligjin për arsimin parauniversitar është dhe kurrikula e re që po zbatohet nga klasa e parë në të gjashtë. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla porpozoi se struktura e arsimit parauniversitar duhet të jetë 5+4+3 dhe jo 6+3+3. “Ky propozim vjen pasi struktura 6+3 vështirëson zhvillimin e mësimit në disa lëndë që do të duhet të realizohen nga mësues të arsimit të mesëm të ulët dhe që nuk janë të përgatitur shkencërisht e profesionalisht të përballojnë procesin e mësimdhënies e lëndëve në klasë të gjashtë. Për të përballuar nevojat mësuesit janë në trajnime të vazhdueshme për metodat e mësimdhënies në lëndët sipas kurrikulës së re, në klasën e gjashtë. Ndryshimi i strukturës po ashtu bëhet për të qenë në përshtatje me strukturën e Kosovës me të cilën ne po shkojmë në unifikim të sistemeve tona arsimore. Shtete të ndryshme kanë modele  të ndryshme dhe nuk ka një formulë fikse të sistemit të arsimit parauniversitar”, - u shpreh Nikolla.
 
“Punësimet do të organizohen në bazë drejtori arsimore, në bazë zyrash arsimore, lidhur ngushtësisht dhe me procesin e transparencës dhe rankimit e të gjithë punëkërkuesve”
 
Komisioni
Pak çaste para se të nistë mbledhja relatori për mbrojtjen e projektligjit Fatmir Toçi dhe dorëheqjen pasi ishte në konflikt interesi
 
Nikolla:
Ndryshimi i strukturës po ashtu bëhet për të qenë në përshtatje me strukturën e Kosovës me të cilën ne po shkojmë në unifikim të sistemeve tona arsimore
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin