Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka publikuar sot një mesazh ndërgjegjësimi kundër kancerit të gjirit. Nikollau bën thirrje vajza e grave për kontrolle, pasi diagnostikimi i hershëm është çelësi i parandalimit
“Tetori Rozë”, muaji simbol i përkujdesjes ndaj grave e vajzave të prekura nga kanceri i gjirit, është një kohë ndërgjegjësimi e reflektimi për të gjithë shoqërinë. Për të mbështetur nënat, motrat, vajzat, bashkëshortet të përballojnë e luftojnë sëmundjen dhe t’i rikthehen jetës normale. Për t’u kujdesur e kontrolluar, për të diagnostikuar në kohë dhe parandaluar zhvillimin e saj. Disgnostikimi i hershëm është çelësi i parandalimit.
Vetëkontrolli mujor, Ekzaminimi klinik i gjirit nga personeli shëndetësor, Mamografia, dhe Eko e gjirit janë ndër masat kryesore parandaluese të kancerit të gjirit. Për gratë dhe vajzat që kanë faktorë risku, kujdesi duhet të jetë më i madh dhe kontrollet më të shpeshta. Shoqëria, institucionet dhe sistemi i kujdesit shëndetësor duhet të bashkëpunojnë për të zhvilluar kulturën shëndetësore dhe mundësuar diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin edhe për gratë e vajzat me vështirësi ekonomike e familjare.
Për të parandaluar zhvillimin e sëmundjes dhe për t’ua lehtësuar betejën me më shumë përkujdesje mjekësore e shëndetësore, lehtësi ekonomike dhe shërbime sociale e njerëzore. Për t’u krijuar një mjedis të ngrohtë familjar, profesional e shoqëror, për t’u forcuar besimin, shpresën, optimizmin dhe rikthyer lumturinë. Ato kanë nevojë për ndihmën e kurajon tonë, ne kemi nevojë për buzëqeshjen e tyre.”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.
Lajmi kryesor: