Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve prej përplasjeve të trenave në Greqi.
“I trishtuar dhe i dhimbshëm lajmi për përplasjen e trenave në Greqi, me pasojë humbjen e jetës dhe plagosjen e dhjetra njerëzve. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Shpreh gjithashtu solidaritetin me Parlamentin e Greqisë, Kryetarin Tasoulas dhe popullin e Greqisë. Lutemi dhe u jemi pranë në këto ditë dhimbjeje!”, shkruan Kryetarja Nikolla.
Lajmi kryesor:
Tragjedia me 36 të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi/ Rama: Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve të dashur! Begaj: Shqipëria qëndron krah popullit grek
