Nikolla në Kukës: Do të
investojmë në të gjitha shkollat

Nikolla në Kukës: Do të<br />investojmë në të gjitha shkollat
“Reforma e kurrikulës mundësoi riorganizimin e procesit të nxënies, duke u orientuar nga krijimi i kushteve ku nxënësit të ndërtojnë njohuri të reja dhe kompetencat kyçe”,-kjo ka qenë deklarata e bërë nga Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla në takimin e saj me mësues të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në rrethin e Kukësit.

‘’Skema e re e pranimeve është vetëm në funksion të meritës së tyre, ndaj universitet kanë shpallur kriteret. Ju do të merrni të gjitha informacionet, dhe nuk do të keni asnjë shqetësim që lidhet më transparencën’’,-u shpreh Nikolla. 

Gjithashtu, në sajë të financimit të MAS-it, në qytetin e Kukësit është mundësuar restaurimi në 16 objekte shkollore dhe 4 palestra e mjedise sportive.

Buxheti i arsimit mbulon edhe transportin e 301 mësuesve dhe 1987 fëmijëve të Kukësit. Ndërsa për t'u ardhur në ndihmë mësuesve që punojnë në klasa kolektive, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhuroi aparate audiovizive dhe platformën dixhitale të mësimdhënies.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës, një varrezë e periudhës mesjetare është zbuluar në Forumin Bizantin

Durrës, një varrezë e periudhës mesjetare është zbuluar në Forumin Bizantin