TIRANË - Gjatë muajve gusht dhe shtator, nëpër shkolla janë bërë emërime që nuk plotësojnë urdhërat e dalë. Deklarata ka ardhur nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla e cila ishte në një raportim në Komisionin e Medias. Gjatë fjalës së saj, Nikolla tha se, për fillimin e vitit të ri shkollor, vetëm për arsimin parauniversitar janë hartuar 20 urdhra.
Ministrja Nikolla ka deklarua se, “jemi në proces riverifikimi të të dhënave në terren për numrin e nxënësve”. Sipas saj, ka ankesa nga mësuesit, ndërkohë që është hartuar paketa konkrete për kualifikin e tyre.
E pyetur për tesktet shkollore, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se, “për tekstet pati një problematike e marrjes së tyre falas nga ata kategori që ligji i përcakton”. Sipas saj, “në Dibër, Korçë, Përmet, Shkodër etj., ka problematikë me gjendjen fizike të shkollave”.
Ministrja Nikolla deklaroi se, edhe për në Tiranë kishte kërkesë për të mbyllur shkollën “Hoxha Tahsim”, por këtë veprim nuk e lejoi ministria.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com