Nikolla në Samitin e Platformës Ndërkombëtare për Krimenë: Lufta e Ukrainës është e jona! Sulmet kibernetike kërcënojnë seriozisht demokracinë dhe qytetërimet në Europë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka folur në Samitin e Platformës Ndërkombëtare për Krimenë duke u fokusuar tek agresioni rus ndaj Ukrainës duke thënë se përbëjnë kërcënim të vërtetë për njerëzimin.

Ndër të tjera, Nikolla u shpreh se lufta e Ukrainës është luftë e të gjithëve ndaj nuk duhet të mungojë partneriteti politik që i bën aleancat ushtarake më efektive. Gjithashtu u ndal te sulmet kibernetike që vijnë si pasojë e agresionit ushtarak këcënojnë seriozisht demokracinë dhe qytetërimet.

Samiti i Parë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë organizohet nga Parlamenti i Kroacisë dhe Parlamenti i Ukrainës në Zagreb.

“Agresioni i Rusisë dhe lufta në Ukrainë nuk është vetëm lufta e Ukrainës. Kohët e fundit ka një përqendrim të agresioneve ushtarake kundër integritetit dhe sulmeve kibernetike kundër kombeve sovrane. Agresionet ushtarake, sulmet kibernetike kundër integritetit të kombeve sovrane janë një sulm kundër demokracisë, qytetërimit dhe njerëzimit. Aleanca mes miqve të lirisë dhe demokracisë, sovranitetit dhe integritetit të kombeve të lira kërkon jo vetëm përgjigje ushtarake por edhe partneritet politik në Europë dhe përtej saj.

Shqipërinë në cilësinë e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurisë së bashku me SHBA është bashkë-penmbajtëse në përcaktimin e qëndrimeve dhe veprimeve për mbrojtjen e Ukrainës. Lufta në Ukrainë na kujtoi se agresionet pushtuese nuk janë as të depozituara në analet e historisë dhe as retorikë politike, por kërcënim i vërtetë për të gjithë njerëzimin, kontinentin dhe planetin tonë.

Lufta e Ukrainës është lufta jonë. Në ditët e sotme mund të zhvillohen sinergji mes sulmeve terroriste dhe agresioneve ushtarake. Këto sinergji shumëfishojnë rreziqet që i kanosen vendeve dhe rajoneve të cilat janë shënjestrat e këtyre sulmeve. Shqipëria ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike për shkak të angazhimit të saj serioz kundër agresionit ushtarak të Rusisë dhe kontributit të saj për paqen dhe lirinë e popujve të Irakut, Afganistanit, Iranit dhe Ukrainës.

Agresioni ushtarak i Rusisë dhe sulmet kibernetike kërcënojnë seriozisht demokracinë dhe qytetërimet në Europë e planet. Mbështetja për Ukrainën dhe vendet që janë shënjestër e sulmeve kibernetike është kontribut për demokracinë, vlerat dhe institucionet demokratike. Partneriteti politik i bën aleancat ushtarake më efektive”, tha Nikolla.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin