Nikolla pret delegacionin e grupit të miqësisë të Parlamentit të Arabisë Saudite: Bashkëpunim i shkëlqyer dypalësh! Mirënjohje dhe për njohjen e Kosovës

Nikolla pret delegacionin e grupit të miqësisë të Parlamentit të Arabisë Saudite: Bashkëpunim i shkëlqyer dypalësh! Mirënjohje dhe për njohjen e Kosovës

Lindita Nikolla pret delegacionin e miqësisë së Parlamentit të Arabisë Saudite

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti delegacionin e grupit të miqësisë me Shqipërinë të Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite, të kryesuar nga Dr. Fayez bin Abdullah Al Shahri, Kryetar i grupit. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Arabisë Saudite në Shqipëri, Faisal Ghazi Ismail Hifzi.

Kryetarja Nikolla i falënderoi miqtë nga Asambleja Konsultative e Arabisë Saudite dhe vlerësoi kontributin e grupit të miqësisë në forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe dypalësh.

Nikolla nënvizoi se Shqipëria dhe Arabia Saudite kanë marrëdhënie të shkëlqyera, të cilat janë konkretizuar edhe në vizita të nivelit të lartë, dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën e Arabisë Saudite në përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019 dhe të pandemisë si edhe vlerësoi kontributin e Fondit Saudit për Zhvillim në përmirësimin e infrastrukturës dhe sistemit rrugor në Shqipëri dhe ndihmën në sektorë të tjerë.

Kryetarja Nikolla vlerësoi njohjen nga Mbretëria e Arabisë Saudite të Kosovës dhe mbështetjen e rolit të saj në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kryeparlamentarja vuri në dukje se bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite  në nivel të grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare, deputetëve dhe vizitave të nivelit të lartë do të nxisë marrëdhëniet midis vendeve tona në sektorët e zhvillimit ekonomik, mbrojtjes dhe nxitjes së investimeve, infrastrukturës, mjedisit, turizmit etj.

Kryetarja Nikolla ftoi Kryetarin e Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite, Abdullah ibn Muhammad Al ash-Sheikh, për një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetari i grupit të miqësisë, Dr. Fayez bin Abdullah Al Shahri, falënderoi Kryetaren Nikolla për pritjen e ngrohtë dhe vlerësimin e bashkëpunimit parlamentar dhe dypalësh mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite dhe vuri në dukje gjatë kësaj vizite shumë të suksesshme në Shqipëri grupi parlamentar i miqësisë shprehu angazhimin të mbështesë e promovojë bashkëpunimin parlamentar, bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh dhe miqësinë mes dy popujve.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen