Nikolla pret Smajlajn, kampioni:
Shteti vendos për shpërblim ekstra

Nikolla pret Smajlajn, kampioni:<br />Shteti vendos për shpërblim ekstra
Pas pritjes si hero në aeroport dhe në vendlindje kampioni i Europës në atletikë në kërcim së gjati Izmir Smajlaj është pritur me një ceremoni të veçantë edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.
 
Ministrja Nikolla trokiti gotat me kampionin Smajlaj, trajnerin e tij Vildan Tufi dhe Presidentin e Atletikës Gjergj Ruli.
 
Suksesi i Izmir Smajlajt ishte i madh. Në pak ditë kampion Ballkani dhe Europe me rezultatin 8.08 dhe Ministrja Nikolla i ka premtuar Smajlajt mbështetje duke u shprehur se një talent si Izmiri mund të dalë edhe kampion bote.

’Me zemër do të jemi në krah, por jo vetëm me zemër, me gjithë mbështetjen e mundur, që ti të vazhdosh gjithë stërvitjen dinjitoze dhe të ecësh më tej, pse jo edhe një kampion bote do të donim’’,-u shpreh Nikolla. 
 
Me ligj shpërblehet medalja e artë në europin si për sportistin ashtu edhe për trajnerin ndërsa ndonjë bonus ekstra atleti ia lë në dorë shtetit.

‘’Takimi shkoi shumë mirë, do doja të falënderoja Nikollën për pritjen, e vlerësoj shumë mbështetjen e saj. Shpërblim ka, është e caktuar me ligj, thjesht pritet përgjigja e antidopingut’’,-u shpreh Smajlaj. 

Smajlaj bëri që të këndohet himni shqiptar në mes të Beogradit kur arriti rezultatin 8.08 në kërcimin së gjati duke merituar titullin kampion Europe.

nikolla

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin