Ndonëse u fol që shkollat e arsimit parauniversitar do të fillojnë në 1 shtator, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka garantuar se edhe këtë vit do të operohet si vitet e tjera.
Në 15 shator, të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme hapin dyert për nxënësit. Ministrja Nikolla mohoi zërat se mësimi do të shtrihet edhe në ditën e shtunë.
“Viti i ri shkollor për sistemin parauniversitar fillon në 15 shtator. Nuk ka ndryshim, edhe për këtë vit ne kemi ruajtur strukturën e fillimvitit të një viti më parë” ka pohuar ministrja e Arsimit. Sipas Nikollës në kalendarin e procesit mësimor, e shtuna do të vijojë të jetë ditë pushimi.
/Shqiptarja.com