Nikolla takon ambasadorin britanik Alastar King Smith: Bashkëpunim miqësor për marrëdhëniet dy palëshe 

Nikolla takon ambasadorin britanik Alastar King Smith: Bashkëpunim miqësor për marrëdhëniet dy palëshe 

Lindita Nikolla dhe ambasadori Alastair King-Smith

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë dypalësh mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe nënvizoi mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi.


“Bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar kohët e fundit është intensifikuar, nëpërmjet grupeve të miqësisë e komisioneve parlamentare dhe nxit e mbështet marrëdhëniet dypalëshe.  Të dy vendet po bashkëpunojnë për dekurajimin e flukseve migratore, luftën kundër trafikimit që shfrytëzon kanalet migratore dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”, u shpreh Nikolla.

Ambasadori Alastair King-Smith falenderoi Kryetaren Nikolla për vullnetin për rritjen  e bashkëpunimit dypalësh e parlamentar dhe vuri në dukje se edhe nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar konstatohet i njëjti vullnet për bashkëpunim. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të vijojë bashkëpunimin me Qeverinë e Shqipërisë, duke avancuar programet që po zbatohen si edhe duke zbatuar programe të reja, me fokus në zonat veriore të vendit.
Kryetarja Nikolla dhe Ambasadori King-Smith biseduan edhe mbi bashkërendimin e luftës kundër trafiqeve, korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbi prioritetet e kalendarit të punës së Kuvendit, përgatitjet për zgjedhjet vendore të 14 majit etj. Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar do të konkretizohet me fillimin së shpejti të projektit“Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një parlamenti më të përgjegjshëm”, si pjesë e Programit të Lirisë dhe Qëndrueshmërisë 2022-2025. 


Projekti do të ndihmojë përmirësimin e procesit legjislativ dhe rrisë kapacitetet e Kuvendit dhe bashkëpunimin me median e shoqërinë civile për të mbikëqyrur politikëbërjen dhe zbatimin e programeve qeverisëse.

“Transparenca dhe llogaridhënia janë prioritetet e mia si Kryetare e Kuvendit. Llogariadhënia e Qeverisë në Kuvend ndihmon llogaridhënien e Kuvendit para qytetarëve.”, nënvizoi Kryetarja Nikolla.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ftoi për një  vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetarin e Dhomës së Komuneve, Sir Lindsay Hoyle.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë