Nikolla: Trajnim për mësuesit 
 e fëmijëve me aftësi ndryshe

Nikolla: Trajnim për mësuesit <br /> e fëmijëve me aftësi ndryshe
Tiranë - Fëmijët me aftësi të kufizuar kanë nevojë për mësues të trajnuar që të jenë të përgatitur për aftësitë e tyre ndryshe. Kjo është deklarata që ka dhënë Minstrja e Arsimit dhe Sportit , Lindita Nikolla gjatë një vizite në  inagurimin e shkollës speciale “Luigj Gurakuqi”, në Tiranë.

Nikolla  kërkoi më shumë mbështetje financiare dhe solidaritet për këta fëmijë.

“Dëshiroj të shpreh angazhimin tonë të plot për vëmendje jo vetëm tek investimet, por ajo që është më e rëndësishmja tek ngjizja e një komunikimi të ri nga stafet pedagogjike të këtyre shkollave speciale, për të trajtuar çdo nxënës me dashuri dhe për të qenë krahë prindërve për të orientuar realisht projekte ndihme për secilin nga këta fëmijë me aftësi ndryshe”, tha Nikolla.

I pranishëm në aktivitet ka qënë dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj i cili tha se do të mundësohet edhe transporti falas për këta fëmijë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla shprehën mbështetjen e tyre të plotë për këta fëmijë, por edhe për prindërit dhe mësuesit të cilët punojnë çdo ditë me ta.

Në sajë të investimeve private  është mundësuar rikonstruksioni i fasadës së njërës prej godinave të shkollës, rinovim i mensës, kuzhinës si dhe rinovimi i terreneve sportive.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin