Nikolla vizitë zyrtare në Kroacia, Nikolla takon presidentin Milanoviç: Partneritet strategjik mes vendeve, mirënjohje për mbështetjen e Kosovës
Lindita Nikolla në Kroaci, takon presidentin Zoran Milanović
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, dhe delegacioni që e shoqëron, e përmbyllën vizitën zyrtare në Kroaci me takimin me Presidentin e Republikës Zoran Milanoviç.
Nikolla e falënderoi Presidentin Milanoviç për pritjen dhe vuri në dukje se Kroacia është ndër vendet me të cilat Shqipëria ka ndërtuar një partneritet strategjik efektiv dhe bashkëpunim politik të shkëlqyer.
“Ky partneritet mbështetet në vizionin e njëjtë për destinacionin evropian të Ballkanit Perëndimor. Kroacia ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e fuqishme e integrimit evropian të Shqipërisë. Shqipëria i është mirënjohëse Kroacisë edhe për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe rritjen e rolit të saj në rajon e në marrëdhëniet ndërkombëtare.”, tha Nikolla.
Kryeparlamentarja vlerësoi edhe politikën e jashtme konstruktive të Kroacisë dhe fokusin e saj për marrëdhënie të mira në rajon, kontinent e më gjerë.
Presidenti Milanović shprehu vendosmërinë për vijimin e mbështetjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Presidenti konfirmoi gjithashtu mbështetjen e tij për Rezolutën e Kuvendit “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.”
Kryetarja Nikolla dhe Presidenti Milanović diskutuan edhe për çështje aktuale të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri, Kroaci e rajon si edhe masat që po merren për përballimin e pasojave të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1465
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kroaci/ Adoleshenti sulmon me thikë mësuesen dhe 5 nxënës! Ndërron jetë 7 vjeçari
20 Dhjetor, 13:26
-
Kroacia kthen mbrapsht mandarinat me pesticide/ AKU: Po hetojmë zinxhirin, preparati s'u ble në farmaci! Resuli: Ka ardhur kontrabandë
19 Dhjetor, 16:31
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor, 21:12
-
Integrimi në BE/ Kroacia bllokon kapitullin 4 për Malin e Zi, kërkon zgjidhjen e pronësisë së anijes 'Jadran'
14 Dhjetor, 09:50
-
VIDEO/ Gennaro Gattuso heq mjekrën pas 22 vitesh, arsyeja është speciale
12 Dhjetor, 14:09
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor, 10:56
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor, 16:15
-
Akuza për korrupsion, arrestohet dhe shkarkohet ministri kroat i Shëndetësisë!
15 Nëntor, 20:32
-
Të ikur nga mobilizimi e persekutimi rus, çeçenët arrijnë në kufirin mes Bosnjës e Kroacisë
12 Nëntor, 09:12
-
Begaj dekreton ambasadoren e Kroacisë (EMRI)
5 Nëntor, 16:38
-
Sylvinho e afroi në ekipin e parë, mesfushori i Kombëtares dëmtohet dhe mbyll vitin
1 Nëntor, 10:42
-
Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama mbërrin në Dubrovnik! Takim me liderët e rajonit dhe presidentin Zelensky
9 Tetor, 16:25