Nikolla Xharo: Si e gjeta
monedhën antike në internet

Nikolla Xharo: Si e gjeta<br />monedhën antike në internet
TIRANE- Në ekspozitën që çeli Banka e Shqipërisë, dje, për rrugëtimin 100-vjeçar të parasë shqiptare, kishin marrë pjesë edhe 9 koleksionistë të munizmatikës. Një ndër koleksionistët e njohur, Nikolla Xharo, ka rrëfyer për Shqiptarja.com sesi e ka nisur aktivitetin e tij nga mbledhja e parave aktuale duke e zgjeruar koleksionin me grumbullimin e monedhave të antikitetit. Monedha më e fundit në koleksionin e tij, nuk ishte vendosur në ekspozitë. Gjendej në xhepin e koleksionuesit. Është një monedhë e prodhuar në Apoloni, që sipas tij i përket vitit ‘67 para Krishtit.
 
Zoti Xharo, si i keni koleksionuar ju objektet e numizmatikës?
-Ne koleksionojnë numizmatikën që ka filluar që në vitet 200, 300, para Krishtit. Kështu që në vazhdim me monedhat romake, sigurisht ne do të koleksionojmë edhe monedhat e kohëve të fundit. Koleksionimi i monedhave ka kaluar paralel me koleksionimin e filatelisë dhe si shumica e koleksionistëve ne i koleksionojmë të dyja bashkë filatelinë dhe numizmatikën sepse është një ndjenjë kënaqësie që të jep koleksioni, sepse nëpërmjet koleksionimit mëson historinë dhe gjen kënaqësi për gjërat e rralla që gjen. Kjo punë ka vazhduar pa e kuptuar kjo gjë për një kohë të gjatë.
 
Ka pasur një marrëdhënie trashëgimie me këtë profesion që keni zgjedhur?
-Jo nuk ka qenë trashëgimi familjare, por unë që i vogël kam filluar të koleksionojë pak nga pak pullat e postës dhe kështu tani sfera është zgjeruar shumë. Duke qenë më të vetëdijshëm për objektet që seleksionojnë, koleksioni im është shtrirë në 7-8 fusha.
 
Cili ka qenë ai objekt që ka hyrë në koleksionin tuaj për herë të parë nga numizmatika?
-Nga numizmatika kanë qenë monedhat shqiptare. Mbaj mend se në fillimet  mia unë përveç monedhave që ishin në përdorim para viteve 60, kam filluar të koleksionojë monedhat shqiptare para luftës, para vitit ‘44, që në atë kohë ishte shumë e vështirë për të gjetur.
 
Vura re ne këtë ekspozitë që kishit grumbulluar edhe disa kartëmonedha të para viteve ‘40, të shtypura nëpër rrethe, ku i keni zbuluar këto?
-Shtypja e këtyre kartëmonedhave ka ndodhur pas shpalljes së pavarësisë, meqë bashki të ndryshme nuk kishin mundësi teknike dhe financiare të prodhonin monedha, kanë nisur të prodhojnë kartëmonedha. Bashkia e Korçës ka më shumë, kuptohet influenca e francezëve në atë kohë në Korçë, pastaj ka shtypur kartëmonedha edhe bashkia e Beratit, Elbasanit, Vlorës dhe Fierit.
 
Duket pak më thjeshtë të koleksionosh monedhat bashkëkohore, por këto të vjetrat ku i gjeni?
-Koleksioni është një rrugë e gjatë, nuk mund t’i gjesh nëpër arkiva sepse ata që i kanë në arkiva i kanë për veten e tyre, por ne kemi koleksionuar ndër miq në shokë. I kemi plotësuar koleksionet tona me një punë shumëvjeçare.
 
Sa është numri i koleksionistëve në këtë ekspozitë që ka një numër kaq të madh monedhash dhe kartëmonedhash?
-Në këtë ekspozitë janë  9 koleksionistë nga Federata e Koleksionistëve, ku pesë janë që marrin pjesë për herë të parë. Konkretisht Florent Kalidhopulli, Flori Çomo nga Elbasani, Gjergji Kurti nga Shkodra dhe Nuri Maleçka që vjen nga Italia, por është tiranas me orgjinë marrin pjesë për herë të parë ne ekspozitë.
 
Cili është profesioni juaj?
-Unë jam laureuar për inxhinieri elektronike, por prej vitesh punoj në këtë profesion, në fushën e seleksionimit. Jemi të organizuar dhe kemi një federatë. Zyra e federatës është në Bllok te pallatit Fratëri.
 
Cila ka qenë gjetja më e fundit për koleksionin tuaj?
-Gjetja më e fundit është një monedhë romake e prodhuar në Apoloni në vitin ’67 mbas Krishtit.
 
Si e keni gjetur?
-E bleva në internet, monedha ka të shkruar Apolon në njërën anë dhe në anët tjetër ka një figurë perandori.
 
Shkrimi u publikua sot (06.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024