Nikos Kotzias: Së shpejti mbyllim marrëveshjen me Shqipërinë për 'Detin'

Nikos Kotzias: Së shpejti mbyllim marrëveshjen me Shqipërinë për 'Detin'

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias deklaroi se marrëveshja me Shqipërinë për çështjet e mbetura pezull mes vendeve do të finalizohet së shpejti. Mes çështjeve që sipas tij janë në diskutim është edhe ajo e kufirit detar.

“Jam optimist, së shpejti do mbyllen me sukses negociatat me Shqipërinë, për paketën me 10 cështje, mes tyre dhe përcaktimi i kufirit detar dhe zonës detare”- u shpreh Kotzias nga Norvegjia ku ndodhet për një vizitë.

Ministri i jashtëm grek, mbajti fjalim në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Norvegjisë për akademikët e politikanët e vendit, gjate vizites zyrtare atje. Në fjalën e tij Kozias foli për rolin lider të Greqisë në rajon dhe diplomacinë greke të cilën e cilësoi “paqësore, e dinamikës inteligjente dhe e dialogut”./Javanews

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit