Nikos Voutsis zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit

/ATSH-AFP/ - Ish-ministri i Brendshëm i Syriza-s, Nikos Voutsis u zgjodh sot Presidenti i ri i Parlamentit grek, ndërsa deputetët po përgatiten për një sezon të ri parlamentar me mjaft zhvillime.
Voutsis i cili është pasues i Zoe Constantopoulou, i njohur për mënyrën e drejtpërdrejtë të fjalës dhe totalisht i kundërt me çdo lloj kompromisi me kreditorët e Greqisë ka marrë 181 vota nga 300 që zotëron Parlamenti, shumë më pak se 235 vota që Constantopoulou-s mori shkurtin e kaluar.
Kyetari i ri i Parlamentit "rebeli" i Syriza-s i cili nuk është më deputet ka qënë kundër marrëveshjes së nënshkruar në muajin korrik mes Evropës dhe Kryeministrit Alexis Tsipras duke përdorur të gjitha aftësitë e mundshme për të penguar miratimin nga Parlamenti.
Nikos Voutsis, i cili ka qënë kandidat i Syriza-s është i njohur gjithashtu për qëndrimin e tij të kundërt ndaj marrëveshjes financiare me BE-në. Midis periudhës së vitit 2010 dhe 2012 ai ishte këshilltar rajonal në Atikë në grupimin "Atikë Bashkëpunim - Jo Memorandumit".
Por inxhinieri civil 64 vjeçar mbeti gjithsesi anëtar i Syriza-s pasi ishte një prej anëtarëve themelues të saj megjithëse ndryshoi qëndrim dhe pranoi marrëveshjen me BE-në duke mburrur masat e reja shtrënguese në këmbim të mbështetjes financiare.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos