Bisedimet për bashkimin e Qipros, të ndërprera që prej shtatë muajsh, do të rifillojnë në kërkim të një qetësimi të tensioneve përsa i përket pasurive energjetike të ishullit, njoftoi sot i dërguari special i OKB-së, Espen Barth Eide.
"Qipriotët grekë dhe qipriotët turq ranë dakord për rifillimin e negociatave nën drejtimin e OKB-së brenda disa javëve dhe jo disa muajve, duke nisur që prej ditës së sotme", deklaroi Eide për shtypin.
Ai përmendi një rifillim të bisedimeve pas zgjedhjes së drejtuesit qiprioto-turk, gjatë një zgjedhjeje me dy ture duke nisur nga 19 prilli./atsh/