KORCE - Konflikti për pronën ka bërë që nipi të djegë me benzinë shtëpinë e gjyshit të tij. Menjëherë pas këtij veprimi policia ka mundur të arrestojë autorin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Orman të qytetit të Korçës. 22-vjeçari Ervin Abeshi, ka hedhur benzinë në banesën e gjyshit, Vasfi Mucollari dhe më pas i ka vënë zjarrin.

Zjarri ka djegur një pjesë të shtëpisë të ndodhur në fshatin Orman, ndërsa nuk ka shkaktuar të plagosur por vetëm dëme materiale.

Zjarrfikëset kanë mundur të lokalizojnë në kohë zjarrin duke mos lejuar përhapjen e tij në pjesët e tjera të banesës.

Gjatë momentit që banesa është përfshirë nga flakët nuk ka pasur asnjë persona brenda.

(Gre.M/Shqiptarja.com)