Nipi i Markagjonit në revoltat 
antifashiste në qytetin e Shkodrës

Nipi i Markagjonit në revoltat <br />antifashiste në qytetin e Shkodrës
TIRANE- Bib Gjon Marku, nipi 15 vjeçar i Gjon Marka Gjonit, ishte përfshirë në revoltat e liceistëve të Shkodrës menjëherë pas pushtimit fashist. Ai ishte në krye të revoltave bashkë me disa gjimnazistë të tjerë të liceut të Shkodrës në trazirat e ndodhura në këtë qytet gjatë festimeve të Pavarësisë me 28 nëntor 1939. Pavarësisht pozicionit si senator të Gjon Marka Gjonit, nipi i këtij të fundit kishte zgjedhur rrugën e revoltës dhe mospajtimit me pushtuesit.

Për këto veprime ai ishte listuar ndër 7 studentët e parë që u përjahstuan nga liceu i Shkodrës e mandej i arrestuan. Pesëmbëdhjetëvjeçari Bib Gjon Marku kishte tërhequr vëmendjen e atyre që po hetonin trazirat në Shkodër për shkak të një shume të madhe parash që posedonte. Dokumente të Ministrisë së Brendshme depozituar për këtë çështje tregojnë gjithë dinamikën e kësaj ngjarje dhe të përfshirjes së këtij personazhi në të. Fillimisht ai ishte listuar për tu përjashtuar nga liceu dhe mandej për tu internuar nji vit.

Por pas hetimeve rreth tij kishte rezultuar se ai në kohën e qëndrimit në lice mbante me vete 1000-2000 franga ari. Ministri i Brendshëm Maliq Bushati shkruante në telegramin e tij të datës 10 janar 1940 që Bib Gjon Marku duhet të detyrohet të tregojë burimin e këtyre parave dhe me ç’qëllim do ti përdorte, pasi sipas tij ai vinte nga një familje e varfër. Por me ç’duket ministri i Brendshëm nuk e dinte që ai ishte nip i familjes Markagjoni, fakt që zbulohet nga hetimet e mëvonshme. Më poshtë po sjellim 4 dokumentet që trajtojnë këtë ngjarje, shkëputur nga fondi i ministrisë së brendshme të vitit 1939, që ruhen në arkivin Qendror të Shtetit.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Furrat e bukës, OSHEE apel subjekteve të deklarojnë kontratat dhe të aplikojnë për ndryshimin e tarifës 14 lek/kWh

Furrat e bukës, OSHEE apel subjekteve të deklarojnë kontratat dhe të aplikojnë për ndryshimin e tarifës 14 lek/kWh