Xhaxhai i Aleks Nikës për Report Tv: Kasetën e kam nga korriku 2022, s’e dorëzoj në Prokurori, por vetëm në SPAK! Unë ia dhashë gazetarit Hoxha

TIRANËAleks Nika u vra më 21 janar, por familjarët ende kërkojnë drejtësi. Xhaxhai i tij, Mark Nika konfirmoi për Report Tv se ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumanin, të cilit i ka kërkuar që çështjen ta marrë Prokuroria e Posaçme.

Në një bisedë ekskluzive për Report Tv, Mark Nika, tha se që prej muajit korrik 2022 ka në dorë audio-përgjimin, në të cilin ai thotë se është komunikimi mes gardistëve në momentin që ata hapën zjarr drejt protestuesve më 21 janar. Mark Nika thotë se e ka audio-përgjim, por sot nuk ia ka dorëzuar atë kreut të SPAK. Ai këmbëngul se nuk do ta dorëzojë audio-përgjimin nëse kjo çështje nuk i kalon SPAK, pasi nuk ka besim tek Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë, Mark Nika bën me dije se është ai që ia ka dhënë audio-përgjimin gazetarit Artan Hoxha. 

"E kemi që në korrik. Audion e plotë e kemi ne. S’kanë punë gazetarët dhe do ja dorëzojmë vetëm SPAK, se Tirana do na e deformojë. Nuk është kompetencë e SPAK pa tërheqë çështjen. Janë çështje të brendshme derisa të respektohen procedurat. Nuk ka qenë takimi për të dorëzuar audio-përgjimin. Kemi shkuar që SPAK të ndërhyjë, që çështjen ta tërheqin ata. Kemi kërkuar të pyeten ata që kanë dijeni për krimin.

Kasetën ja kemi dhënë ne gazetarit. Të merret vetëm nga SPAK-u. E kemi pasur që në fund të muajit korrik të 2022. Kujt ja japim ne atë! S’kemi besim te askush. Është e manipuluar, ka përputhje zëri me veprimet objektive që janë kthyer në terren. Urdhri dhe qëllimi me automatik. Këto kërkojnë që çështjen ta mbyllin”, tha Mark Nika për Report Tv.

Prokuroria e Tiranës ende po heton si vrasje pa autor rastin e humbjes së jetës së Aleks Nikës më 21 janar, pasi në ndryshim nga vrasjet e tjera që u gjykuan si vdekje nga pakujdesia, për Aleks Nikën dhe Hekuran Dedën nuk ka ende një autor. Për këtë ngjarje, Mark Nika thotë se SPAK duhet të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha.

“Nuk thërrasin Berishën, Bashën, Prendin. Mjafton vetëm me shikim. Hetimi ka punë”, tha Mark Nika për Report Tv.

Mark Nika zbuloi edhe se çfarë ka biseduar me Dumanin në takimin që u zhvilluar ditën e sotme. Nika tha për Report Tv se i ka thënë Dumanit se kanë frikë ta dorëzojnë këtë audio-përgjim në Prokurorinë e Tiranës pasi ajo mund të deformojë provat.

“Prokuroria ka bërë një kallëzim dhe do të shërbejë si një indicie për të përshpejtuar tërheqjen e hetimeve nga SPAK. SPAK-u e di. E ka bërë shteti tani kallëzimin. Na ka humbur besimi. Të kemi bindjen që SPAK-u nuk do të bëjë lëshime. Te Prokuroria e Tiranës nuk kemi besim. Ka pasur shumë materiale. Prokuroria e Tiranës ka dijeni se plumbi është gjetur në kokë dhe është deformuar ekspertiza. Kam fol në përgjithësi për çështjen. Takimin e kam kërkuar aq sa lejon procedura, të në ndihmojë dhe të kontribuoje që çështjen të tërheqë SPAK-u. Nuk ka punë me gazetarët”, u shpreh Nika.

Një përgjigje e pati edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin i kthen përgjigje duke thënë se audio-përgjimi nuk është i manipuluar.

“Është e falsifikuar tha Berisha. S’është e vërtetë. Megjithatë është detyrë e prokurorisë për të bërë ekspertimin e zërit”, vijoi Nika.

Takimi i Mark Nikës vjen pas publikimit të transkriptimeve të një audio-përgjimi në të cilin pretendohet se është komunikimi i gardistëve më 21 janar, kur u qëllua drejt protestuesve. Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin për audio-përgjimin e pretenduar. Ndërkaq nisur nga kjo prove e re e pretenduar, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dorëzoi në SPAK kallëzimin për vrasje ne rrethana cilësuese dhe shpërdorim detyre ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, ish ministrit të brendshëm Lulzim Basha dhe ish komandantit të gardës Ndrea Prendi.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nuri: 24/01/2023 22:29

    Korrupsioni dhe Krimi i Organizuar per 32 vitet e funditit ka pushtuar te gjitha organet e shtetit ligjor, duke mos harruar se ka paralizuar shoqerin e paster demokratike per te jetuar ne Shqiperi. Deshtoj tentativa e sulmit destabilizuese e fundit e Serbise-Madhe ne Dhjetor 2022, kunder Republikes se Kosoves dhe kunder gjithe shqiptarve te Ballkanit Perendimor. Mercenaret shqipfoles se Qeverise pushtuese se Sulltanit te Turqise, ata deri ne vitin 1912 kurre nuk kane mbrojtur te drejtat e shqiptarve me banim ne trojet etnike-shqiptare. Shqiperia Shtetrore Zyrtare nga viti 1912-2022, ajo kurre nuk ka mbrojtur te drejtat e shqiptarve ne trojet etnike te saj. Sepse kishte struktura te dobeta shtetrore dhe dhe te kontrolluara nga shtetet fqinje dhe strukturat e diktatures komuniste te serbo-rusise. Kurse ne vitin 1992 dhe ne vazhdim ne Shqiperi eshte vendosur diktatura e re e kontrolluar nga krimi dhe korrupsioni i organizuar me origjine po nga diktatura komunistre. Kjo situat destabilizuese ne favor te Serbise-Madhe e Dhjetorit 2022, ajo ishte parapregatitur nga Stukturat antishqiptare te jashtme ne bashkepunim mercenaret shqipfoles ne Kosove, ne Shqiperi dhe ne Maqedoni te Veriut dhe kudo. Kjo ishte tentativa e fundit dhe shpresa e fundit e diktatorit terrorist dhe te non-grades, per tu shmangur procesit te hetimit kombetar dhe nderkombetar. ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, Fakte dhe prova te veprimtarise kriminale dhe terroriste qe ka kryer diktatori i fundit Sali Berisha. Klikoni linkun poshte per te shikuar vidion: Si më mori Berisha tokën pranë ambasadës për të përgjuar amerikanët! - Pjesa e parë https://www.youtube.com/watch?v=JvkRBGi5RCc ................................ Klikoni linkun poshte per te shikuar vidion: 20 vite nga “14 shtatori”. Flasin aktorët e ngjarjeve që u quajtën grusht shteti https://www.youtube.com/watch?v=Kz29LUccS08

    Përgjigju
  • edmond (Koder Rreshen): 24/01/2023 16:05

    Ky Tan Hoxha,sic duket baka pjes tek klubi i Gjuetarve,se per mashtrime qenka ....!!! Para dy ditesh,sikur thoshte se ja dhan kaseten,nje Ambasad e huaj ?!

    Përgjigju
  • Sifi: 24/01/2023 14:50

    Vrasja e kater deshoreve te 21 Janarit ishte krim shteteror se u krye nga Garda dhe jasht rregullores se saj,pasi e drejta per te goditur eshte Kur kalohet gardhi I istitucionit, kur ne fakt vrasjet kane qene shume metra larg gardhit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Protesta e opozitës, momenti kur policia shoqëron disa protestues

VIDEOLAJM/ Protesta e opozitës, momenti kur policia shoqëron disa protestues