Një 19-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi qëlloi me thikë gjyshin. Ngjarja ndodhi në banesë në lagjen nr. 5 në Kavajë. Në momentin që policia arriti në banesë nipi D. G. 19 vjeç u largua me shpejtësi, por arratia zgjati shumë pak minuta.
Në ndjekje të tij u vunë forca të shumta të policisë dhe pas disa orësh u arrestua. I moshuari që u qëllua nga nipi me inicialet R. B. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilën autori kreu plagosjen.
Komento