Ministri Blendi Klosi në nisje të këtij aksioni tre ditorë u shpreh se kjo është vetëm fillimi i një pune që nuk duhet të ndalet deri në pastrimin e plotë të shtratit të lumit nga mbetjet.
Ai e konsideroi si jetike për qytetin zgjidhjen e këtij problemi që shkakton përmbytje sa herë që ka reshje shiu me intensitet të lartë.
Pastrimi dhe më pas projektet që do të zbatohen për sistemimin e shesheve të depozitimit në bashkitë e qarkut do ti japin fund problemeve kryesore që lidhen me mjedisin.
Në këtë aksion janë bashkuar forcat e ushtrisë, mjete të Tap, punonjës instituciones si dhe nxënës shkollash.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com










