Nis aksioni për pastrimin e QSUT
hiqen të gjitha lokalet dhe kioskat

Nis aksioni për pastrimin e QSUT<br />hiqen të gjitha lokalet dhe kioskat
TIRANË - Nis prishja e kioskave në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i shoqëruar edhe nga drejtoresha Ogerta Manastrili, ka bërë publike gjatë paradites së sotme, nisjen e aksionit për pastrimin e territorit të qendrës spitalore.

BEQJA: DO TË PASTROJMË AMBIENTET E QSUT
“Që nga sot po zbatojmë atë që komunikuam me ju, planin e masave që kemi marrë për të çliruar mjediset e QSUT-së në funksion të shëndetit dhe të të sëmurëve. Ne kemi vendosur ti largojmë të gjithë. Por nga data 1-15 shtator ka pasur kontrata të reja që kanë qenë të panevojshme. Kjo zonë ka një master plan dhe ne do ta zbatojmë këtë gjë”, tha ministri Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë, tha se “kemi folur me të gjithë, ata që kanë kontratat, atyre që u kanë mbaruar kontratat dhe kemi lënë që edhe atyre të mos u prishet malli që kanë.  Ky është një territori pa kontroll, hyjnë e dalin automjete të çdo natyre. Ata që e ruajnë këtë territor nuk e dinë se kush hyn apo del, është kthyer në parking për ata që jetojnë këtu”.

BEQAJ PËR BORXHET DHE ILAÇET
I pyetur gjendjen e furnizmit me ilaçe dhe borxhet që ka qendra spitalore ministri Beqaj tha se, është duke u punuar me qëllim normalizimin e situatës.
“QSUT-ja ka një gjendje financiare të vështirë. Borxhi shkon deri në 33 milionë dollarë. Nuk është e panjohur gjendja e borxheve që ky institucion ka ndaj subjekteve private që furnizojnë dhe punojnë me të, borxh që shkon në 22 milionë dollarë”, tha ministri Beqaj.

“Po punojmë që të sigurojmë furnizim me ilaçe dhe të gjitha gjërave që duhen për kurimin e të sëmurëve. Drejtoresha e re ka lidhur kontratat e reja. Ne tani po komunikojmë me firmat e huaja që kanë kontrata me QSUT-në, për pajisjet e rezonancave, etj”, theksoi në fund të deklaratës së tij, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

DREJTORESHA: TË VENDOSUR PËR SHËRBIM CILËSOR
Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare Universitare “Nënë Tereza”, Ogerta Manastrili duke folur para mediave, bashkë me ministrin Beqaj, tha se, ky institucion është i vendosur që ti ofrojë shërbim cilësor ndaj pacientëve.

 “Jemi të vendosur të rikthejmë hapësirat publike në funksion të QSUT e të pacientëve. Ky është hapi i parë drejt përmirësimit të ofrimit të cilësisë së shërbimeve ndaj pacientit. Ky premtim është i ligjshëm sepse kjo është hapësirë e QSUT, është estetike dhe është e shëndetshme”- tha drejtoresha, Ogerta Manastriliu.
 
Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania