Nis aplikimi për mësuesit 
dokumentet që duhen dorëzua

Nis aplikimi për mësuesit <br />dokumentet që duhen dorëzua
TIRANE- Pas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, drejtoritë arsimore kanë nisur pranimin e dosjeve të mësuesve të cilët duan të punësohen. Në udhëzimin e lëshuar ditën e djeshme nga të gjitha këto drejtoritë njoftohen kandidatët që kërkojnë të emërohen mësues duhet të dorëzojnë dosjen me rreth 12 dokumente. “Procesi i konkurrimit për emërimin e mësuesit zhvillohet për të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kandidatët e interesuar për të ushtruar profesionin e mësuesit marrin pjesë në konkurrimin, i cili zhvillohet në tri faza: Konkurrim me dosje, konkurrim nëpërmjet testimit “Mësues për Shqipërinë” dhe zgjedhjes së vendit të punës”, - thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit.

Por cilat janë dokumentet që duhen dorëzuar fillimisht për të konkurruar për një vend pune? Curiculum Vitae. Raport mjekoligjor. Deklaratë për gjendjen gjyqësore. Vërtetim të qendrës së banimit. Fotokopje të librezës së punës. Fotokopje e diplomës. Fotokopje të licencës së provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit. Fotokopje e certifikatave të trajnimeve. Fotokopje e dëshmive të shkallëve të kualifikimit, Fotokopje të noterizuar të dëshmive të kualifikimeve shkencore. Fotokopje të dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj. Për të vërtetuar origjinalitetin e dokumenteve, kandidatët për mësues duhet të marrin edhe një vërtetim nga Njësia Arsimore Vendore.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin