Nis boshatisja e SHQUP, policia 
jashtë portës për dorëzimet 

Nis boshatisja e SHQUP, policia <br />jashtë portës për dorëzimet 
TIRANE- Nis boshatisja e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë, e cila nga sot nuk është më pronë e Ushtrisë Shqiptare, por i takon Ministrisë së Brendshme, për t'u kthyer më pas në seli PD.

Vendimi i qeverisë, i marrë më 16 gusht urdhëronte kalimin e SHQUP në pronësi të Ministrisë së Brendshme, pikërisht sot (20 gusht, 2013).

"Për gati 5 orë, ( afërsisht nga ora 15:00 - 20:00) përpara godinës ishin stacionuar forca të policisë, një makinë “Shqiponja” dhe një furgon i komisariatit 1" raporton gazetari i “A1 Report”, nga vendngjarja.

Policët nuk janë lejuar të futen brenda në pritje të finalizimit të marrjes në dorëzim të godinës me anë të një firme prej një përfaqësuesi të Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë që brenda ishin forca ushtarake, si dhe drejtori i SHQUP, Ferit Breçani. 

SHQUP po i kalon gradualisht MB, më pas Bashkisë së Tiranës para se të bëhet pronë zyrtare e PD. 

ORA 20:15 - LARGOHEN NGA SHQUP FORCAT E POLICISË
Siç bën të ditur gazetari i "A1 Report" nga terreni rreth orës 20:15 janë larguar forcat e policisë nga vendngjarja.   

ORA 20:00 - ROJA I PD BLLOKON HYRJEN E SHQUP-it BASHKË ME USHTARAKËT
Vijon prania e patrullave të komisariatit nr. 1 të policisë së Tiranës para portës së SHQUP. Edhe pse në orën 16:00 SHQUP duhet t'i kishte kaluar me dokumente Ministrisë së Brendshme. Vazhdojnë të qëndrojnë ushtarakë brenda SHQUP, ku ka dhe disa nga drejtuesit e këtij institucioni.

Nuk ka ardhur ende një drejtues i MB për të marrë në dorëzim godinën, që më pas do t'i kalojë në administrim Bashkisë së Tiranës dhe më pas PD-së. Ndërkohë, një nga rojet historikë të PD-së dhe ushtarakët nuk lejojnë, që brenda SHQUP të futen gazetarët dhe forcat e policisë. 

ORA - 17:00 - NIS BOSHATISJA E SHQUP-it, FORCA POLICIE TE GODINA
Nis boshatisja e SHQUP-it, teksa afati i përcaktuar për lirimin e saj ishte dita e sotme dhe e nesërmja.
 
Siç raporton nga terreni gazetari i “A1 Report”, Granit Sokolaj - i ndodhur i pari në vendngjarje - prej afro 2 orësh janë stacionuar aty forca të policisë, një makinë “Shqiponja” dhe një furgon i komisariati 1.
 
SHQUP po i kalon gradualisht MB para se të bëhet pronë zyrtare e PD.
 
Por deri tani të dhënat janë kontradiktore. Nga burime zyrtare thuhet se duhet të vijë dikush nga Ministria e Brendshme të marrë në dorë dorëzimin e ndërtesës në mënyrë që forcat e policisë do të largohen.
 
Policët nuk lejohen të hyjnë brenda derisa të finalizohet marrja në dorëzim. Nga burime brenda ShQUP mësohet se aty gjenden forca ushtarake, si dhe drejtori i SHQUP, Ferit Breçani, si dhe gjatë ditës së sotme ka vijuar paketimi i sendeve materiale dhe boshatisja e zyrave.
 
Bëhet e ditur se kanë ardhur edhe kamionë të Ministrisë së Mbrojtjes, por ato janë larguar bosh. Kjo për arsyen, sipas burimeve konfidenciale, se gjenerali Xhemal Gjunkshi, i cili e ka kundërshtuar tjetërsimin e ShQUP, "nuk e ka lejuar boshatisjen”.
 
Ndërsa vetë Gjunkshi në një lidhje telefonike për “A1 Report” e ka mohuar këtë fakt. “S’po merrem fare. Le të merren ata që e kanë nisur”, është shprehur ai. Kam parë para derës së SHQUP një nga rojet historike të PD-së.
 
Konfidencialisht është mësuar edhe një lajm tjetër, se nesër rreth orës 11:00 kreu i ri i PD, Lulzim Basha do ketë një takim brenda ambienteve të ish-SHQUP me eksponentë të selisë blu.

shqup policia1
(Në foto: Policë dhe makina policie duke pritur dorëzimin e SHQUP ndaj MB).

shqup policia2
(Në foto: Policë dhe makina policie duke pritur dorëzimin e SHQUP ndaj MB).

ORA - 10:00 - SOT AFATI I FUNDIT PËR DORËZIMIN E SHQUP
Sipas Vendimit të Qeverisë të datës 16 gusht, kalimi i pronësisë nga Ministria e Mbrojtjes tek Ministria së Brendshme realizohet në datën 20 gusht, vetëm katër ditë nga marrja e vendimit të Këshillit të Ministrave.
 
"Vendimi nuk u zbardh, sepse u mor vesh se ishte bërë një gabim. Ky vendim bën fjalë për kalimin e SHQUP-it në pronësi të Bashkisë së Tiranës me destinacion për Partinë Demokratike", deklaroi pak ditë më parë Berisha.
 
Ndërsa Kryeministri Berisha në mbledhjen e Qeverisë përmendi në këtë deklaratë Bashkinë e Tiranës, tek e cila transferohet kjo pronë për t'iu dhënë më pas me kontratë huamarrjeje Partisë Demokratike.


grano

(Ne foto: Gazetari i A1 Report duke raportuar nga SHQUP, 20 gusht 2013)
Redaksia Online

(mag/e.s./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban