Botërori i Brazilit është i mbushur me risi dhe kuriozitete. Disa prej tyre janë si më poshtë:

1. Kjo është hera e dytë që një eveniment i tillë zhvillohet në Brazil. Hera e parë daton në vitin 1950.

2. Do të jenë 12-të qytete që do të presin ndeshjet e botërorit, Rio De Janeiro, San Paolo, Manaus, Brasilia, Fortaleza, Salvador, Recife, Porto Alegre, Belo Horizonte, Cuiabà, Natal, Curitiba.

3. Në këtë periudhë të vitit në Brazil duhet të ishte dimër, por në të gjitha qytetet ku do zhvillohen ndeshjet e botërorit janë në zonat tropikale dhe mund të pushtohen nga një nxehtësi e madhe. Qytetet më të ftohta janë Porto Alegre dhe Curitiba, dhe kanë një temperaturë mesatare prej 17 Gradë Celcus.

4. Botërori i Brazilit është më i shtrenjti në historinë e futbollit botëror, pasi do të kushtojë 14 miliardë dollarë.

5. Për këtë botëror janë angazhuar 157 000 forca policie të cilat janë trajnuar me FBI-në për të garantuar siguri dhe rend. 6. Maskoti i evenimentit do të jetë “Fuleco”, i quajtur kështu pasi janë bashkuar dy fjalë, “Futboll” dhe “Ekologji.”

7. Çmimi i biletës do të jetë mjaft i lartë, minimumi 90 euro për sfidat e grupeve, ndërsa çerekfinalet, gjysmë finalja dhe finalja varion nga 220 euro deri në 500 euro.

8. Tre milionë është numri i biletave që janë shitur në të gjithë botën për Botërorin e Brazilit.

9. Tetë punëtorë kanë humbur jetën gjatë ndërtimit të infrastrukturës, që nga fillimi i vitit 2012.

10. Robin Van Persie dhe Suarez gjatë eliminatorëve Kupës së Botës kanë shënuar 11 gola secili.

15 është numri i lojtarëve pjesëmarrës në Botëror që vijnë nga i njëjti klub, Bayerni i Mynihut. 114 lojtarë nga 736 gjithsej që do të luajnë në Brazil 2014 vijnë nga Premier League, që mbetet kampionati më i përfaqësuar në këtë event. 100 ndeshje zyrtare në Botëror do të regjistrojë Gjermania në përballjen me Portugalinë më 16 qershor.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)