Kanë nisur homazhet për majorin e rënë në krye të detyrës në Letoni, Klodian Tanushi në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë një numër i madh ushtarakësh, të afërmish dhe figura politike. Ndërkohë anash arkivolit të 'Dëshmorit të Atdheut' janë familjarët e tij së bashku me tre fëmijët e vegjël që la pas. Djali i tij i madh 14-vjeçar, djali tjetër 11-vjeçar dhe vajza më e vogël 1-vjeçare.
Ndërkohë sot të gjithë flamujt e institucioneve do të jenë në gjysmëzhtiz në nderim të major Tanushit.
Lajmi kryesor:
Lamtumirë major Tanushi/ Djemtë dhe shoku i plagosur në lot, Rama: Asgjë nuk vlen sa kujtimi i mirë (VIDEO)
Ora 11:01
Ceremonia e homazheve/ Fëmijët dhe të afërmit i japin lamtumirën major Klodian Tanushit (FOTO)