Orët e para të mëngjesit janë shoqëruar me reshje bore e erëra të forta ku temperatura ne Kukës po zbret në minus 1 gradë ndërsa trashësia e deborës në lartësitë 500 m varion nga 10 deri ne 20 cm.

Situata në rrugën e Kombit paraqitet e mirë dhe pa probleme.
 
10 cëntimetër është shtresa e dëborës në tunelin e Kalimashit, por qarkullimi është i lirë dhe pa qenë i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.

Në segmentin Kukës - Shishtavec ka një shkarje gurësh në afërsi të fshatit Nimçë që ka bllokuar momentalisht qarkullimin e mjeteve.
 
Fshati Lojme vijon të mbetet i bllokuar ndërsa energjia elekrtrike mungon në njësitë vendore të Grykë Çajës, Malziut,Topojanit e një pjese të Surroit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)