Ka nisur dhënia e 150 tapive të para të pronësisë mbi tokën bujqësore në Novoselë, certifikata të cilat do të jepen falas për të gjitha familjet fermerë që prej vitesh i shfrytëzojnë këto toka për kultivim të kulturave të ndryshme bujqësore.
Në dhënien e tapive të para ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i cili ka theksuar se këto tapi janë falas, pasi ky ishte një nga premtimet e qeverisë që ai drejton.
Sipas tij, kjo shtë një zgjidhje përfundimtare e problemit 25-vjeçar të pronësisë mbi tokën bujqësore, zgjidhje për të cilën do të ndiqet modeli i legalizimit të shtëpive në zonat informale.
“Një mesazh, të gjithë fermerëve, të gjitha familjeve që jetojnë prej vitesh me tokën, por që edhe pse e kanë punuar atë, ende nuk e kanë marrë në zotërim, se ka ardhur momenti i tyre për të marrë një shërbim plotësisht falas nga ana shtetit, përmes një bashkëpunimi tanimë të ndërtuar plotësisht mes bashkive, njësive administrative dhe hipotekës. Atë që po bëjmë me sukses për legalizimet, do ta bëjmë me po kaq sukses, edhe për tokën bujqësore, pra, certifikatat e pronësisë për tokën bujqësore falas. Përveç burokracisë, problem tjetër ka qenë tarifa e papërballueshme për të përgatitur dokumentacionin, nga ana e kryetarëve të familjeve në fshat. Kjo i ka penguar që t’i hyjnë kësaj rruge, prandaj ne e morëm tërësisht përsipër këtë kosto,” – shpjegoi Kryeministri.
Në përfundim të kësaj procedure, për herë të parë, - vijoi Kryeministri, - ata do të kenë në dorë dokumentin që i bën zotërues të ligjshëm të tokës së tyre. “Mjafton që familja, kryetari i familjes të paraqitet në bashkinë përkatëse, përmes njësive administrative dhe të depozitojë kërkesën, aktin e marrjes së tokës në pronësi dhe certifikatën familjare. Mjaftojnë këto 3 letra që i kanë të gjithë dhe bashkia fillon përgatitjet, për ta kthyer të gjithë këtë histori të gjatë dhe sfilitëse për familjet për vite e vite të tëra, në një dokument që përfundimisht i bën zotërues të titullit të pronës mbi tokën e tyre bujqësore.”
/Shqiptarja.com

VIDEO